21:55 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Historia e dhimbshme e një babai, e braktisi gruaja dhe donin t’i merrnin dy vajzat, por një person i rikthen lumturinë (FOTO)

17:59 | 06/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Historia e dhimbshme e një babai, e braktisi gruaja dhe donin t’i merrnin dy vajzat, por një person i rikthen lumturinë (FOTO)

Historia e dhimbshme e një 47-vjeçari ka tronditur mbarë Shqipërinë.

Të shtunënë e kaluar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, u rrëfyen të gjitha peripecitë e kaluara nga  Gëzim Abdulajt.

47-vjeçari me origjinë nga Vlora pasi u braktis nga gruaja, u detyrua të çonte në jetimore dy vajzat e tij të mitura, Ermonelën dhe Aurorën.

Gëzimin e kishte ftuar në emision Pastori Alfred dhe bashkëshortja e tij Diana, që prej disa kohësh, po përpiqeshin të merrnin në kujdestari dy vajzat dhe këtë ia kërkuan sërish publikisht Gëzimit.

Por i bindur se një gjë e tillë do t’i largonte përgjithmonë të bijat prej tij, Gëzimi refuzoi kërkesën e Pastorit duke e lënë çështjen ende të pazgjidhur.

Por më në fund është gjetur një zgjidhje për Gëzimin.

Imami nga Tirana, Ahmed Kalaja, e ka quajtur Gëzimin “hero” dhe menjëherë pas emisionit, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka kërkuar që dikush ta lidhë me babanë e dy vajzave.

“Do Të Takoj Hero Gëzimin.
Me emër të Zotit një zgjidhje e bukur e pret Gëzimin. Gëzimi hero të tjerët sdua të komentoj për ata aspak. Gëzimi njeriu hero; hero i fundjavës që e meriton këtë titull për qëndrimin e mbajtur; ndersa ata të tjerët të gjithë bashkë duhet të kuptojnë se lidhja e prindit e fëmijës është lidhje shpirti nuk mund të zevendësohet me atë të materies. Gëzimi i lidhur fort me hyjnoren, Zoti të bekoftë. Të tjerët të lidhur fort me këtë botë mos të them gjë tjetër ndoshta qëllimi ishte i mirë; po publiku më habiti Zoti i udhëzoftë; Zot fali se sdijnë çbëjnë e çthonë. Ku janë ata që ndihmojnë për të pasur një familje të shëndoshë e të shëndetshme?! Këta “zotërinjtë” shpenzimet për vajzat le t’jua çojnë ushqime çdo muaj nëse besojnë Zot e të kontribuojnë që fëmijët të rriten pranë gjirit të familjes; e në mos duhet ne si shoqëri ti përgjigjemi Gëzimit e ti themi stop këtij modeli aspak njerëzor për traditën e kulturën shqiptare. Gëzim na gëzove shpirtat të gëzoftë Zoti; e kurrë mos pafsh keq as ti as familja jote. Ju të tjerët na hidhëruat pezmatuat mërzitët të gjithë pa përjashtim; Zoti ju pastë ndjesë e ju udhëzoftë. Ps: Urgjente Unë Dua të lidhem me Gëzmin nëse e njeh dikush të më shkruajë në inbox. Faleminderit.”-ka shkruar ai.

Një ditë më pas, takimi është bërë i mundur.

Kalaja i ka lidhur Gëzimit një rrogë mujore në mënyrë që të kujdeset për të bijat e të ribashkohet me to si dhe i ka premtuar rregullimin e shtëpisë.

(F.M/Faxweb)

 

Etiketa: gezimimamikalajavajzaVlora
Pas

Ndryshime masive në polici, këto janë drejtuesit e rinj (EMRAT)

Para

Aktori i njohur i humorit: I kam shumë qejf fëmijët, mund të adoptoj një

Para
Aktori i njohur i humorit: I kam shumë qejf fëmijët, mund të adoptoj një

Aktori i njohur i humorit: I kam shumë qejf fëmijët, mund të adoptoj një

Discussion about this post

 



Të Fundit

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.