20:03 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Historia e dhimbshme/ Si e humbi fanellën e Messit vogëlushi që mori vëmendjen e botës, lutja e tij

16:13 | 04/12/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Historia e dhimbshme/ Si e humbi fanellën e Messit vogëlushi që mori vëmendjen e botës, lutja e tij

Një vogëlush afgan mori vëmendjen e mediave botërore në vitin 2016 kur u publikua në rjetet sociale fotoja e tij ku veshur mbante një qese plastike ku shkruahej emri i Lionel Messit.

Murtaza Ahmadi pas kësaj fotoje u takua personalisht me legjendën e Barcelonës dhe futbollit botëror në Katar dhe mori si dhuratë nga idhulli i tij Lionel messi, një fanellë të tij, kësaj here një të vërtetë.

Por që nga ajo kohë duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë për vogëlushin afgan. Pasi ai ka humbur shtëpinë e tij pas zhvendosjes si pasojë e një sulmi të talebanëve.

Shtatëvjeçari jetonte me familjen e tij në lagjen Jaghori të provincës jugore Ghazni, i konsideruar i sigurt gjatë shumicës së konfliktit 17-vjeçar në Afganistan.

Por qetësia relative u thye në fillim të nëntorit kur talebanët sulmuan zonën, duke detyruar më shumë se dy të tretat e popullsisë të iknin.

“Mua më mungon shtëpia jonë në Jaghori, këtu nuk kam një top, nuk mund të luaj futboll ose të dal jashtë”, tha shtatëvjeçari për EFE të martën në Kabul, ku familja e tij jeton prej dy javësh tani.

Ahmedi jeton me prindërit e tij dhe katër vëllezërit e motrat në një dhomë të vogël të një shtëpie të marrë me qira, të cilën ata ndajnë me një të afërm, në një kodër në perëndim të Kabulit, pasi ka qëndruar për pak kohë në provincën fqinje Bamjan.

“Nuk mundëm të sjellim, sepse ne u larguam nga shtëpia gjatë natës dhe nëna ime kërkoi të linim topin dhe fanellën”- tha i riu për agjencinë Efe në Kabul. Duket se vogëlushi është akoma dhe më i prekur nga kjo ngjarje, duke mos e ruajtur dot dhuratën e tij të çmuar.

Forcat afgane të sigurisë kanë larguar rebelët nga zona, por familja ka vendosur të mos kthehet në shtëpi.

Edhe para ofensivës talebane, familja kishte marrë kërcënime të vazhdueshme në telefon për shkak të famës së papritur të djalit të tyre.

“Pasi Murtaza u takua me Messin në Katar dhe u kthye në shtëpi, jeta u bë e vështirë për ne. Ne jetonim me frikë sepse njerëzit rreth nesh mendonin se Messi na kishte dhënë shumë para”, tha ai.

“Njerëzit e panjohur po rrinin rreth shtëpisë tonë natën. Për shkak të këtyre gjërave dhe nga frika e rrëmbimit të tij, ne pothuajse e mbyllëm Murtaza në shtëpi dhe nuk e dërguam në shkollë për dy vitet e fundit,” tha ai.

Familja kishte ikur në Pakistan në maj 2016, duke shpresuar që të merrte azil në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, kërkesa e tyre për azil u refuzua dhe ata u detyruan të ktheheshin në fshat, vetëm për t’u zhvendosur përsëri.

Rreth 300,000 afganë janë zhvendosur vetëm këtë vit dhe janë detyruar të jetojnë në kushte të vështira, në varësi të ndihmës nga qeveria dhe OJQ-të për mbijetesën e tyre.

Dy vjet pas takimit me ikonën e tij, Ahmedi nuk ka harruar një premtim që Messi i bëri atij në Katar se sapo të rritet do i rregullonte gjërat për të, por shtoi se ikona e tij nuk e kishte thirrur atë që nga ajo kohë.

Djali kishte një mesazh të thjeshtë për legjendën e Barcelonës.

“Merrmëni me vete, unë nuk mund të luaj futboll këtu (në Afganistan), ka vetëm daz-dooz (zhurma e shpërthimeve dhe të shtëna armësh) këtu,” tha ai.

Nëna e tij Shafiqa i tha EFE-së se “sa herë që dëgjon një bum apo tingullin e një armë zjarri, ai shkon dhe fshihet.(B.H/Faxweb)

Etiketa: fanellamessiMurtaza Ahmadi
Pas

Ja kush është këngëtarja shqiptare mes 28 personave me ndikim në Evropë për vitin 2019

Para

“Lahuta nuk është shqiptare por serbe”, avokatja thirrje ministres Kumbaro: Ku je?

Para
“Lahuta nuk është shqiptare por serbe”, avokatja thirrje ministres Kumbaro: Ku je?

"Lahuta nuk është shqiptare por serbe", avokatja thirrje ministres Kumbaro: Ku je?

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA, të shtëna jashtë selisë së CIA-s: Një grua plagoset nga rojet e sigurisë

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Vendimi i GJKKO, avokatët e Veliajt: Ata nuk janë pronarë, pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë

Gjirokastër/ Sekuestrohen 1000 litra naftë dhe 3800 litra vaj gatimi të kontrabanduara, dy persona vihen në pranga

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por duhet të ndryshojmë kushtetutën

Starmer: Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar marrëveshje me Mauritiusin për Ishujt Chagos

Proda: Do të krijojmë në Tiranë, Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Gjermania dërgon trupa të përhershme jashtë vendit

Ulje drastike e taksave, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e buxhetit të Trump

Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 serbë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.