09:40 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Historia e dy djemve nga Shkodra në faqen e parë të gazetës holandeze, shkrimtarja shqiptare: Djemtë duan punë zotëri

14:29 | 11/08/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Historia e dy djemve nga Shkodra në faqen e parë të gazetës holandeze, shkrimtarja shqiptare: Djemtë duan punë zotëri

Historia e Kolës dhe Nikut, dy djemve të nga Shkodra, ka hapur sot faqen e parë të gazetës holandeze “De Volkskrant”.

Shrimtarj aFlutura Açka tek sa i referohet historisë së dy djemve ka shkruar se djemtë nuk kërkojnë asgjë më shumë se punë. Shqipërinë ata e konsiderojnë një vend të mirë për turizëm por jo edhe për të punuar, për shkak të korrupsionit dhe mafias.

Postimi i Flutura Açkës:

Djemtë duan punë… zotëri!

Historia e Kolës dhe Nikut, të dy djemve të rinj nga Shkodra, hap sot trishtueshëm faqen e parë të gazetës më të rëndësishme holandeze “De Volkskrant”

Niku ka në krah një shqiponjë si tatuazh. “Nuk dua asgjë, dua të kem punë, të kem para, të njoh një vajzë, të krijoj familje, të bëj fëmijë. Në Shqipëri nuk ka punë, ndaj dua të iki në Angli.”

Kola thotë se Shqipëria është e bukur për turizëm, por jo për punë. Nuk ka studiuar, sepse nuk kishte para për të studiuar.

Kola dhe Niku kanë paguar 100 euro për të ardhur deri aty me autobus, në doganë kanë paguar secili 15 euro policit që t’i linte të kalonin pa i pyetur si e qysh.

Rrotull shkurreve periferisë të fshatit Hoek van Holland sheh veshje të djemve shqiptarë të mbetura aty, disa janë kthyer, vetëm pak kanë mundur të kalojnë detin për në Angli.

Leo, hotelieri i fshatit mendon se bujtësit e tij shqiptarë, ata që kanë para për të paguar hotel (pasi të tjerët flenë dunave mes shkurreve), janë njerëz të mirë. “Pse nuk ndërtoni vetë një hotel në Shqipëri,” i pyet ai. “Po të bëj hotel, qysh ditën e parë te dera do të shfaqet Mafia. Korrupsioni nuk do na lërë të ngrejmë kokë.”

Kamerierja së barit Prins Hendrik ku mblidhen shqiptarët për kafe dhe ëifi, thotë se ka takuar vetëm djem të mirë, që kanë vetem një kerkesë: Punë!

Polici i fshatit që shpesh i takon, thotë se nuk janë kriminelë, sepse po të ishin kriminelë, do të rrinin në Shqipëri, e jo të rriskonin jetën nëpër det. Kur i kapin nëpër makina ku kanë hipur, vetëm përshëndetemi, dhe na thonë: “Shihemi nesër!”

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë zënë nëpër makina 440 shqiptarë, dhe shqiptarët janë në listë të parët në Europë për emigrim, Në vitin 2016 nga 1000 shqiptarë, tre emigruan.

Në Hoek van Holland janë shtuar kamerat, janë shtuar sinjalet dhe me pajisje të sofistikuara, shqiptarët kapen më lehtë. Por Hek van Hooland vazhdon të presë, sikurse rrethimi me tela vazhdon t’ua shkërmoqë ëndrrën për një jetë më të mirë këtyre djemve, që kanë vetëm një ëndërr: Të kenë një punë e të jetojnë si njerëz! (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: flutura acka
Pas

Xhihadistët e Ballkanit rikthehen të zhgënjyer nga ISIS: Aje nuk kishte asgjë

Para

Ndocaj publikon foto tjetër nga aksidenti i tmerrshëm: Ky aksident më ka bërë të ndryshoj optikën për jetën (FOTO)

Para
Ndocaj publikon foto tjetër nga aksidenti i tmerrshëm: Ky aksident më ka bërë të ndryshoj optikën për jetën (FOTO)

Ndocaj publikon foto tjetër nga aksidenti i tmerrshëm: Ky aksident më ka bërë të ndryshoj optikën për jetën (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli pas bombardimeve iraniane: Të paktën 65 të plagosur në të gjithë vendin

Sulmi ndaj spitalit në Beer Sheva, reagon Netanyahu: Tiranët terroristë do të paguajnë një çmim të lartë!

Trump jep dritën jeshile: SHBA drejt përfshirjes në sulmet ndaj Iranit krah Izraelit

Irani kërcënon sërish SHBA-të: “Ndërhyrja do të sjellë hakmarrje ndaj agresorëve”

Meksika në alarm: Uragani i fuqishëm pritet të godasë brigjet, mbi 18 mijë forca emergjence në gatishmëri

Sulmet e fundit nxisin reagim të fortë nga Netanyahu dhe Presidenti izraelit

Përballë tensioneve në Lindjen e Mesme, ministrat evropianë pritet të takohen me Iranin për çështjet bërthamore në Gjenevë

22.102 vdekje në vitin 2024 /Sëmundjet e zemrës dhe mushkërive kryesojnë si shkaktarë

Gjyqi për shpifje/ Sot seanca e radhës mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

Tirana ende në proces rinumërimi – Demokratët me shpresë për mandat shtesë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.