Fax News referuar burime kofidenciale, raportoi pasditen e sotme se një shtetas iraniani cili quhet Ehsan Bidi, është tentuar të nxirret nga Shqipëria përmes kufirit të gjelbër me Greqinë ndërsa urdhëri i dëbimit ndaj tij ishte dhënë kohë më parë. Të njëjtat burime pohojnë se Bidi po qëndroi prej më shumë se dy orësh në kufirin e gjelbër në Kapshticë, ndërsa pala greke nuk pranoi që ai të kalonte.
Ai është rikthyer në Tiranë pas lajmit që u publikua nga Faxweb.al ndërsa për shtetasin iranian që akuzohet si i infiltruar i qeverisë së Iranit brenda kampit MEK në Manzë nuk dihet se çfarë protokolli do të ndiqet. Pala greke pohojnë burimet ka hezituar të kryejë procedurat e deportimit.
Mësohet se shtetasi iranian është deportuar nga Ministria e Brendshme, ndërsa kishte status azilanti dhe kalimi përmes zonës së gjelbër nënkupton se nuk është ndjekur një protokoll ligjor, dhe ka dyshime të forta të jetë bërë forcërisht. Kjo është edhe arsyeja sipas burimeve që është refuzuar të kalojë nga pala greke, ndërsa nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë çështje deri më tani.
Por kush është Ehsan Bidi dhe cila është historia e tij me Shqipërinë?
Mësohet se Ehsan Bidi-t i është refuzuar leja e qëndrimit prej disa muajsh dhe pas kësaj, është mbajtur për disa kohë në qendrën e mbyllur të Karecit derisa të përfundonin procedurat e largimit të tij.
Muxhahedinët që qëndrojnë në Kampin e Manzës në Shqipëri, kanë publikuar një profil se kush është Ehsan Bidi, i cili ka dezertuar nga radhët e tyre, teksa kjo ndodhi pasi u vendos dëbimi në Iran, pasi autoritetet shqiptare i kane refuzuar lejen e qëndrimit ne vendin tone. Krahas akuzave të ngritura më herët ndaj tij,muxhahedinet thonë se Bidi në 19 Prill 2012, u dorëzua para forcave Irakiane dhe shkoi në Hotelin Mohajer, i cili kontrollohet nga elementë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit (MOIS) dhe Forcës terroriste të Qods. Ndërkaq, në mesin e 2012, Bidi shkoi në Turqi dhe prej andej në Egjipt, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar. Ai ra në prangat e policisë egjiptiane.
Në raport thuhet se ndërsa Ehsan Bidi mbahej në burg në Egjipt, ai ishte në kontakt me përfaqësimin e regjimit në atë vend. Inteligjenca e mullahëve u përpoq ta dërgonte Bidi në Austri, Finlandë apo Danimarkë, por këto vende nuk e pranuan dhe ai u kthye në Irak. Duke përdorur një pasaportë iraniane e cila iu sigurua nga MOIS, ai u dërgua përsëri në Turqi dhe më pas prej andej në Rumani, dhe se fundmi në Shqipëri.
Numri i tij i pasaportës, sipas Rezistencës Iraniane, është lëshuar në 27 Janar 2013. Para kësaj, Rezistenca iraniane kishte thirrur në mënyrë të përsëritur për mbylljen e spiunazhit dhe qendrave të terrorizmit të regjimit, si dhe për dëbimin e agjentëve dhe mercenarëve të MOIS dhe forcës terroriste të Qods, nga SH.B.A. dhe vendet evropiane. Ehsan Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak, i cili më pas dezertoi.
Kujtojmë se nga Shqipëria janë dëbuar dhe janë shpallur persona ‘Non Grata’ rreth 80 persona të huaj për veprimtari të dyshimta, kryesisht shtetas iranianë. Edhe vitet e fundit dy diplomatë iranianë u dëbuan nga Shqipëria, ndërsa në vitin 2018 u dëbua edhe krye-diplomati i Ambasadës Iraniane në vendin tonë. Ndërkohë po hetohen edhe persona të tjerë që mund të ketë bashkëpunuar i riu i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane.
Kujtojmë se në korrik të këtij viti një tjetër Iranian i dyshuar për veprimtari agjenturore kundër muxhahedinëve në Shqipëri është shpallur i padëshiruar nga autoritetet tona dhe pritet që të dëbohet nga vendi në orët në vijim. Personit në fjalë do ti ndalohet hyrja në Shqipëri për 15 vitet e ardhshme.
Dabiel Kassraee është me kombësi iraniane dhe me shtetësi italiane. 29-vjeçari dyshohet se ishte agjent me veprimtari spiunazhi i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane. Sipas raportit të Agjentëve të anti-terrorit ky shtetas është klasifikuar si një person i rrezikshëm dhe që cënon sigurinë publike.
(F.GJ/FAXWEB.AL)