04:55 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Historia e fotos së famshme të Ajnshtajnit me gjuhën jashtë

14:56 | 08/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Historia e fotos së famshme të Ajnshtajnit me gjuhën jashtë

Imazhi më i famshëm i mendjes më të madhe të historisë u shkrep në vitin 1951, komplet rastësisht. Ja historia

Më 25 korrik 2017 u zhvillua ankandi për atë që është ndoshta imazhi më i famshëm i Albert Ajnshtajn.

Shkencëtari i madh i tregon gjuhën fotografit Arthur Sasse, duke dalë më habitshëm sesa pritej.

Fotoja u shkrep më 14 mars 1951 me rastin e 72-vjetorit të Ajnshtajn dhe në pak muaj bëri xhiron e botës.

Madje edhe disa fitues çmimesh Nobel i kërkuan kolegut një kopje të fotos me autograf.

Nuk është hera e parë që printime të fotos me autografin e shkencëtarit kanë dalë në ankand. Më përpara kanë arritur edhe kuota të rëndësishme, si ajo e shitur në vitin 2009 për 74.324 dollarë.

Por në korrik të këtij viti u vendos një shifër rekord. Fotoja u ble për 125.000 $.

Po pse një personazh me ndikim dhe i respektuar pozoi në një mënyrë të pazakontë duke parasysh edhe vitet e zymta ’50?

Historia

Fotoja u bë në dalje të Princeton Club, ku një grup kolegësh kishte organizuar një festë për ditëlindjen e Ajnshtajn.

Arthur Sasse ishte njëri nga shumë fotografët që po prisnin që babai i teorisë së relativitetit të linte festën për ta fotografuar.

Kur e pa të hyntë në makinë me Frank Aydelotte, drejtor i “Institute for Advanced Study” dhe bashkëshorten, fotografi i doli përballë duke i kërkuar me këmbëngulje të buzëqeshte për një foyo të fundit.

Por Ajnshtajn që gjatë gjithë mbrëmje kishte dhënë qindra buzëqeshje dhe kishte pozuar për dhjetëra foto ishte dukshëm i lodhur. Për t’i treguar fotografit Sasse se nuk ishte më rasti ta ndiqte i tregon gjuhën.

Pra, asgjë e organizuar. Vetëm një veprim spontan që vite më pas shumë “vip-a” nisën ta imitonin përpara këmbënguljeve të paparacëve.

Kartolina

Jo të gjithë ishin dakord që fotoja të publikohej. Disa gazeta u menduan gjatë përpara se ta botoni.

Klima e zymtë e Luftës së Ftohtë dhe mekartizmi nuk ishin në favor të ironisë.

Por vetë Ajnshtajn ishte dëfryer nga fotoja dhe kërkoi disa kopje për përdorim personal. Pasi hoqi fytyrat e bashkëshortëve Aydelotte, bëri disa kartolina dhe ua nisi miqve.

Kontribut për suksesin e fotos pati ndoshta edhe fakti që Ajnshtajn vdiq 4 vite më vonë, më 17 prill 1955, në moshën 76-vjeçare duke i lënë botës kujtimin e një gjeniu absolut, por që ishte edhe simpatik dhe “njerëzor”./American Eye.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Ajnshtajni
Pas

Presidenti Donald Trump hap televizionin e tij: Sfidë ”Fake News”-eve

Para

Ekstradimi i Ballist Morinës, FSHF i dorëzon ministrit Bardhi vendimin e KAS për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Para
Ekstradimi i Ballist Morinës, FSHF i dorëzon ministrit Bardhi vendimin e KAS për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Ekstradimi i Ballist Morinës, FSHF i dorëzon ministrit Bardhi vendimin e KAS për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.