08:26 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Historia e Marsidës, arsyet e ndarjes me burrin e parë dhe bashkëjetesa me Indritin para divorcit (Foto)

17:48 | 13/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Del në dritare dhe iu zbrazet gazetarëve, Marsida Qatja: Djali 2-vjeçar e pa kufomën, edhe gjakun! Burri më nis letra

Marsida Qatja, 30-vjeçarja e cila dyshohet se u bë shkaku për vrasjen e Dritan Haxhollit në Kavajë, ka pasur një jetë komplekse.

Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe ka lidhur martesë dy herë. Marsida Qatja është martuar për herë të parë në vitin 2005 kur ka qenë vetëm 16 vjeç. Bashkëjetesa dhe martesa me bashkëshortin e parë zgjati më shumë se 12 vite. Çifti solli në jetë dy fëmijë, sot 9 dhe 14 vjeç

Martesa me bashkëshortin E.S. përfundoi ligjërisht më 8 Shkurt 2017. Kërkesa për divorc u bë nga burri i Marsidës, i cili argumentonte se mes tyre kishte grindje të vazhdueshme.

Për shkak të zënkave, për rreth 1 vit çifti nuk ka jetuar bashkë. Gjatë kësaj kohe, Marsida bashkëjetonte me një person tjetër.

“Nga parashtrimet e palëve ndërgjyqëse si në seancë përgatitore/pajtim dhe në atë gjyqësore u pretendua se, në fillimet e tyre marrëdhëniet bashkëshortore kanë qënë të mira.  Më pas konfliktet ndërmjet palëve ndërgjyqëse janë shëndrruar në grindje të vazhdueshme të cilat kanë sjellë si pasojë ndërprerjen e jetës së përbashkët prej gati një viti, periudhë në të cilën e paditura ka filluar bashkëjetesën me një tjetër person. Në situatën sa sipër, sipas palëve ndërgjyqëse, martesa ka humbur qëllimin dhe funksionin për të cilin ajo është lidhur. Gjykata vlerëson se martesa është bashkimi vullnetar, personal, solemn, jo pasuror i një burri dhe një gruaje”. Martesa është një marrëdhënie sociale – juridike që karakterizohet nga ekzistenca e një sërë të drejtash dhe detyrimesh reciproke midis bashkëshortëve në interes të familjes dhe të bashkëjetesës së përbashkët. Për aq kohë sa martesa është e ndërtuar mbi bazën e vullnetit të lirë të dy bashkëshortëve, nuk do të bënte sens vazhdimi i mëtejshëm i saj kur bashkëshortët, nuk kanë më vullnetin e përbashkët për të qëndruar të lidhur në martesë dhe për më tepër ata kanë humbur komunikimin midis tyre dhe jetojnë të ndarë nga njëri – tjetri dhe e paditura ka filluar një tjetër bashkëjetesë, fakt i pranuar prej saj në gjykim”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Kavajës për divorcin mes çiftit, të siguruar nga tvklan.al

Trupa gjykuese vendosi t’ia lërë kujdestarinë e dy fëmijëve Marsida Qatjës. Babai do të duhej të paguante 100 mijë Lekë të vjetra në muaj si detyrim ushqimor për dy fëmijët. Gjykata i dha të drejtën për t’i takuar dy herë në muaj nga e premtja në orën 10:00 deri të dielën në të njëjtën orë, si dhe t’i mbajë 15 ditëshin e parë të muajit Gusht çdo vit.

Pas zgjidhjes së martesës me burrin e parë, Marsida Qatja u martua për herë të dytë me Indrit Hysenin, me të cilin ka edhe një djalë 2 vjeç. Bashkëshorti i dytë ndodhet në burg në Gjermani, ku vuan dënimin për drogë.

Por, duket se gjatë kësaj kohe 30-vjeçarja Qatja ka patur edhe lidhje jashtëmartesore. Nga burimet policore thuhet se ka qenë e lidhur me Dritan Haxhollin, kjo referuar edhe deklarimeve të parë në polici të Marsida Qatjas pas vrasjes së Haxhollit.

Por dyshohet se lidhja mes tyre ka përfunduar para disa kohësh. Në media dhe policia, Marsida Qatja u shpreh se Dritan Haxholli e kërcënonte muajt e fundit duke i kërkuar marrëdhënie seksuale. Në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit, në banesën e saj në Kavajë pati përleshje me armës mes Dritan Haxhollit dhe policit të burgjeve Bledar Toçi. Ky i fundit ndodhej në banesën e Marsidës së bashku me dy fqinjët e 30-vjeçares, Xhulio Biturkun dhe Ermir Çelën. Sikurse kanë deklaruar, dy fqinjët dhe Toçi kishin shkuar në banesën e Marsidës për ta mbrojtur nga Dritan Haxholli.

Sapo Haxholli hapi derën e apartamentit të Marsida Qatjas, me të parin që u përball ishte Bledar Toçi ndaj të cilit hapi zjarr menjëherë. Toçi u plagos vetëm me një plumb kallashnikovi, ndërsa u kundërpërgjigj me armën e tij të shërbimit duke lënë të vdekur në vend Dritan Haxhollin. /tvklan.al

 

Pas

Helmimi i 26 punonjësve të KQZ-së, reagon VV: Të organizuara nga shteti serb, të refuzohen

Para

Erik Lloshi në “The One Show”: Sekreti pse fansat më duan, pse nuk ka asnjë problem të dalësh për kafe me fanset (Video)

Para
Erik Lloshi në “The One Show”: Sekreti pse fansat më duan, pse nuk ka asnjë problem të dalësh për kafe me fanset (Video)

Erik Lloshi në "The One Show": Sekreti pse fansat më duan, pse nuk ka asnjë problem të dalësh për kafe me fanset (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon procesi i votimit në Gjirokastër! Të hapura janë 198 qendra votimit të regjistruar mbi 115 mijë votues

Shqipëria voton sot për parlamentin e ri/ Vjen reagimi i parë nga Rama

Tiranë, Njësia nr. 10: Votim elektronik sjell vështirësi për moshën e tretë.Qytetarët rikthehen për të përfunduar procesin

Lezhë/Nis procesi i votimit, probleme teknike në disa qendra.Bllokohet votimi në Pallatin e Kulturës

Probleme në qarkun e Shkodrës, nuk kanë mbërritur komisionerët në disa qendra votimi.Ndërpritet energjia elektrike në një QV

Zgjedhjet, nis votimi edhe në qarkun e Beratit

Ka nisur normalisht proçesi zgjedhor në Lushnje dhe Divjakë

Zgjedhjet parlamentare, nis votimi në qarkun e Elbasanit

E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

E pazakontë në Vlorë/ Vonesë në hapjen e qendrës së votimit, kryetari i komisionit humb mamanë dhe nuk paraqitet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.