13:22 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Historia e “Masakrës së Çoles”, si nisi gjithçka për hatër të shokut, viktimat e ofenduan

10:01 | 23/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Historia e “Masakrës së Çoles”, si nisi gjithçka për hatër të shokut, viktimat e ofenduan

Rreth dy vjet pas ngjarjes së rëndë shënuar në qytetin e Vlorës, kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar pezullimin nga detyra të prokurorit Artur Selmani dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjitdhme Gjyqësore, Alma Muça.

Shkak për këtë veprim janë bërë dyshimet e ngritura pas vendimit për pushimin e çështjes dhe heqjen e dënimit për tre autorët e Masakrës së Çoles, Aleksandër Llanaj, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj.

Pak ditë më parë, familjarët e viktimave i dërguan letër presidentit Nishani, ku shpreheshin se procesi gjyqësor ndaj autorëve të dyshuar të familjarëve të tyre që u vranë është i korruptuar.

Bëhet fjalë për një ngjarje që daton më 7 prill 2015 në lagjen “Çole” të Vlorës, e që nisi nga një konflikt për motive të dobëta mes dy prej viktimave me viktimën e tretë dhe autorët e masakrës.

Bëhet fjalë për një konflikt që nisi për hatër të shokut Xhuliano Lutaj, të cilin viktimat e ofenduan, por që nuk u përfshi në konfliktin e armatosur dhe u thirr më pas vetëm në cilësinë e personit që kishte dëshmi për ngjarjen.

7 të rinjtë e përfshirë në masakrën e Çoles 
Akil Hasanaj, 29 vjec, banues në VLorë, i vrarë 
Ardi Velaj, 27 vjec, banues në Vlorë, i vrarë 
Albi Arjan Limaj, 21 vjec, nga Vlora, humbi jeten rruges per ne spital
Aleksandër Llanaj, 23 vjec, banues në Vlorë, i plagosur 
Bertil Alliaj, 23 vjec, banues në Vlorë, i arrestuar
Xhuliano Lutaj 21 vjec banues në Vlorë, i lënë i lirë 
Ani Begaj, 19 vjec, banues në Vlorë, i arrestuar

Historia

Më datë 07.04.2015 rreth orës 04:00 të mëngjesit shtetasi Xhuliano Lutaj ka qënë në shoqërinë e shokut të tij shtetasit Albi Limaj në një lokal lojrash fati (Kazino) në afërsi të portit kur është konfliktuar me shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët të pajisur me armë zjarri kanë ofenduar dhe dhunuar shtetasin Xhuliano Lutaj. Mbas këtij momenti shtetasi Xhuliano Lutaj i rrefen c’ka ndodhi shtetasit Albi Limaj i cili nuk ndodhej me të gjatë këtij momenti.
 
Nëpërmjet shtetasit Albi Limaj, të këtij fakti vihet në dijeni edhe shtetasi Aleksandër Llanaj   i cili kishte shoqëri me shtetasit Xhuliano Lutaj dhe Albi Limaj dhe të nesërmer vendosi që të sqaroheshin me shtetasit Ardi Velaj dhe Akil Hasanaj të cilët ndodheshin në lokalin “Adore” duke pirë kafe.
 
Disa orë më vonë kësaj ngjarjeje së bashku shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj,  Ani Begaj i cili drejtonte automjetin tip BMË X5 me targa AA 323 AO dhe Bertil Alliaj  shkojnë në afërsi të lokalit “Adore” për të takuar shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj.
 
Nga automjeti tip “BMW”  zbresin shtetasit Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me njëri-tjetrin shtetasit “Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj,  kanë nisur konfliktin i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj si dhe është plagosur rëndë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Ndërsa shtetasi Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit ka zbritur nga automjeti tip BMË X5 dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sa më sipër nga Policia e Vlorës u arrestuan në flagrancë për kryerjen e veprave penale te “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, prashikuar nga nenet  79/dh e 278/5 te Kodit Penal, shtetasit:
 
Aleksandër Batjar Llanaj, vjec 23, lindur dhe banues në Vlorë;
Bertil Ismail Alliaj,  vjec 23,  lindur dhe banues ne fshatin Gjorme te rrethit Vlorë
Ani Admir Begaj, vjec 19,  lindur dhe banues ne Vlore lagja “Pavarësia”.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: historiamasakrapezullimvlore
Pas

2Ton dhe Samanta Karavello së shpejti publikojnë këngën e re

Para

Fuga për Bashën: Ta anulloj ligjin për arsimin e lartë jo në orën e parë po në sekondën e parë si kryeministër!

Para
Fuga për Bashën: Ta anulloj ligjin për arsimin e lartë jo në orën e parë po në sekondën e parë si kryeministër!

Fuga për Bashën: Ta anulloj ligjin për arsimin e lartë jo në orën e parë po në sekondën e parë si kryeministër!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kremlini: Rusia mbështet Iranin dhe dënon sulmet amerikane e izraelite, paralajmërim për tensione të reja

Berisha: Edi Rama dhe Altin Troplini, “baljozët e zi” të krimit elektoral

Berisha: Beteja është e gjithanshme.Motoja jonë është, qeveri teknike ,zgjedhje të lira

Berisha publikon pamje nga farsa elektorale: Komisionerët votojnë bashkë me zgjedhësit, kontrollojnë çdo votë

“Mjaft me bombat” – Trump ultimatum Izraelit: Ulni avionët dhe ktheni pilotët në shtëpi

Divjakë, 15-vjeçari humb jetën në një aksident me motoçikletë

Berisha: “Vota vdiq pa hyrë në kuti”, rinumërimi është kërkesë e kandidatëve, jo e PD-së

Trump: Nuk jam i kënaqur, Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

Berisha: Fox News e cilësoi Ramën si “Ramaduro i Europës”

SPAK merr të pandehur kreun e KPP, Jonaid Myzyrin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.