01:59 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

Historia e Miss-it shqiptar që vuan nga një sindromë e rrallë, si ia doli që pas shumë mundimesh të bëhet nënë

23:13 | 18/04/2017
në ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Historia e Miss-it shqiptar që vuan nga një sindromë e rrallë, si ia doli që pas shumë mundimesh të bëhet nënë

Alma Ajazi Bossuet mund të jetë një emër i panjohur për publikun shqiptar, por pas saj fshihet një histori e jashtëzakonshme kuraje dhe besimi se gjërat që do në jetë mund t’i arrish, mjafton t’i duash me zemër. Miss Shqipëria në Amerikë, në vitin 1999, dhe shoqëruesja e parë e Miss Albania 2000, ishte këtë pasdite e ftuar tek “Rudina” për të rrëfyer më shumë për përpjekjet e pashtershme për të arritur ëndrrën e jetës. Dhe ia doli…

Alma, prej vitesh jeton në Francë së bashku me bashkëshortin. Pas martesës në vitin 2012, dëshira për t’u bërë nënë u bë për të qëllimi i jetës, por nuk mund ta arrinte lehtë, pasi vuante nga një sindromë e rrallë. Sindroma e vezoreve policistike është një sëmundje e rrallë e femrave, e cila është një pengesë serioze për shtatzëninë, sepse krijon shumë ciste rreth vezoreve. Pasojë e kësaj është mungesa e ciklit menstrual cdo muaj dhe mungesa e ovolucionit. Të gjitha femrat që vuajnë nga një sëmundje e tillë e kanë të vështirë të lindin fëmijë. Por jo ato që nuk dorëzohen, si Alma.

Në studion e Rudinës, ish-Miss Shqipëria tregon se sot është një nënë e lumtur, ndaj zgjodhi që këtë histori personale të mos e mbante vetëm për vete, por ta ndante me të gjithë publikun për t’u dhënë kurajë të gjitha vajzave që një ditë duan të bëhen nëna, por për një arsye a një tjetër, kjo dëshirë mund t’u sjellë vështirësi: “Kjo është një temë shumë personale dhe, ndoshta, ka teleshikues që mund të mendojnë se këto tema nuk mund të ndahen me publikun, por unë zgjodha të mos e mbaj mbyllur me ҫelës, por ta diskutoj duke shpresuar se mund të jetë një burim shprese për ata që ndodhen në të tilla pozita…” – rrëfen Alma.

Mes të gjitha peripecive dhe pengesave, kurave pa asnjë rezultat e injeksioneve të vazhdueshme, Alma nuk u dorëzua: “Me këtë sindromë mund të bëhesh nënë, por por duhet t’u nënshtrohesh shumë kurave. Unë fillova në vitin 2012. Mora përsipër të krijoja një familje. Isha e ndërgjegjshme, por ishte e vështirë…”

Duke shpresuar se një ditë do të kishte në krahë fëmijën e saj, Alma tregon se ishte e vendosur dhe nuk tutej përballë rreziqeve që mund t’i rrezikonin edhe jetën: “Gjeta një gjinekolog privat dhe fillova kurat. Mjeku më tha që do kesh shumë pasoja. Mund të ndihesha e lodhur, e këputur, por unë isha e vendosur. Fillova me kokrrat për disa muaj, por kura nuk funksionoi. Pastaj filloi faza e dytë, e gjilpërave. Duhet të shpoja barkun ҫdo natë. Edhe këtë e pranova. Ishte një kurë që zgjati një vit”, – tregon Alma më tej duke shtuar se ishte nje terapi intensive, e cila, natyrisht kishte edhe efekte anësore. Nga 57 kg në peshën ideale, ajo shkoi në 70 kg në pak muaj. Pesha kishte filluar t’i shakktonte probleme serioze, aq sa, një ditë shtatori ra përtokë dhe rrezikoi seriozisht jetën.

Pasi mjekët i bënë një skaner për të kuptuar nga se i kishte ardhur gjendja e të fikëtit, zbuluan se vezoret ishin zmadhuar dyfish dhe Alma kishte kaluar hemorragji të brendshme. Ishte fat që kishte shpëtuar gjallë: “Pas operacionit të parë, mjekët më thanë se ishte i domosdoshëm edhe një operacion i dytë. Në atë moment mendova se isha drejt fundit dhe i them bashkëshortit vetëm “Je t’aime (të dua) dhe L’Albani (të më kthenin në Shqipëri për të më varrosur)…”

Por ia doli edhe një herë tjetër: “Kur dola nga spitali, qëndrova dy muaj pa punë. Një ditë bashkëshorti më tha “stop”. Nuk dua të merresh më me këto kura. Mund të adoptojmë një fëmijë. Por unë i thashë “nuk e pranoj që ky të jetë fati im.”

Pas një viti me kura, Alma tregon se ishte e gatshme të rifillonte edhe një herë tjetër përpjekjet. Këtë herë, gjithҫka do të bëhej e mundur nga inseminimi artificial – një proces i thjeshtë pas mbarimit të kurave. Doktori vendos datën e evoluimit dhe pastaj realizon inseminimin…”

Dita kur mësoi se kishte mbetur shtatzënë ishte dita më e lumtur për të dhe bashkëshortin. Pas shumë peripecive dhe muajve të vështirë edhe të shatzënisë, më 31 dhjetor 2015 vjen në jetë Isabel, një vajzë bukuroshe me sytë e së ëmës, e cila tani është 16 muajshe. Alma tregon se ajo është dhurata më e bukur që Zoti i ka dhënë familjes së saj, ndaj edhe sot është e lumtur që të gjitha përpjekjet nuk i shkuan kot.

Ajo beson se një ditë, ҫdo gjë që ke dëshirë mund të realizohet, mjafton të luftosh fort, deri në fund, dhe gjithmonë me zemër. Të jesh optimist është një gjë fare e thjeshtë. Mund të jemi të gjithë pak më shumë pozitivë./Revista Who

Etiketa: Alma Ajazi Bossuetmisi shqiptar
Pas

Orët e fundit, çfarë do të ndodhë me koalicionin dhe presidentin

Para

Real Madrid eliminon Bayern në shtesë

Para
Real Madrid eliminon Bayern në shtesë

Real Madrid eliminon Bayern në shtesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.