Një histori e çuditshme vjen nga SHBA ku një grua ka lindur me dy mitra duke përjetuar edhe një cikël të dyfuishtë menstrual.
Përveç kësaj, 40-vjeçarja La-Anna Douglas ka lindur me një veshkë, infeksion në mëlçi, gjak në stomak, verdhëz dhe dehidratim të lartë.
Në moshën 10-vjeçare i erdhi cikli i parë menstrual, që i shkaktonte dhimbje të vazhdueshme që vetëm përkeqësoheshin.
Gjatë adoleshencës, ajo vuri re se ngërçet i shkaktoheshin fillimisht në anën e majtë dhe zgjasnin 3-4 ditë përpara se të përsëritej kjo në të djathtën. Shqetësimet e saj u cilësuan nga mjekët thjesht si “perioda të çrregullta”.
Në moshën 20-vjeçare, u përball me infertilitetin dhe u diagnostikua me qafë dhe mitër të dyfishtë, endometriozë dhe fibroide (tumore beninje të mitrës)
Megjithatë ajo i vijo përpjekt e saj për të mbetur shtatzënë duke kryer edhe disa ndërhyrje kirurgjikale ndërsa kreu një procedurë in-vitro. Pas tetë vitesh, ajo mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të parë në 2012.
“Pas kësaj, u përpoqëm sërish për një fëmijë të dytë, por pa sukses. Në fund të 2020, kisha planifikuar heqjen e njërës mitër sepse dhimbjet e 30 viteve dhe dëshpërimi kishin bërë të vetën, por gjithçka ndryshoi në momentin e fundit. Në teste, mjekët mundën të identifikonin shkakun e dhimbjeve të mia-fibroidet që rriteshin mes mitrave dhe vendosën t’i operonin”.
Në Shtator 2021, La-Anna zbuloi se kishte mbetur shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, sërish një vajzë.