11:29 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

HISTORIA/ E rrëmbyen dhe rrahën sa e lanë pa ndjenja në hyrjen e pallatit për një borxh të ish-bashkëshortes, arrestohen dy vëllezërit (emrat)

18:14 | 12/06/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
HISTORIA/ E rrëmbyen dhe rrahën sa e lanë pa ndjenja në hyrjen e pallatit për një borxh të ish-bashkëshortes, arrestohen dy vëllezërit (emrat)

Akuzohen se kanë rrahur një person derisa e kanë lënë pa ndjenja, për një borxh që u kishte marë ish-gruaja e të dëmtuarit disa muaj para ngjarjes, ndalohen dy vëllezërit nga Fieri, me banim në Ksamil. Ndalimi i dy të akuzuarve Lani Boraj 37 vjeç dhe Olen Boraj 31 vjeç, është kryer për veprat penale “heqje e paligjshme e lirisë”, “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “vetëgjyqësia”.

Borxhi

Shkak i dhunimit me pasojë shkaktimin e shembjeve të kokës, tronditje të trurit, dermishje dhe ekimoza në fytyrë të S. Braçes, mësohet të ketë qenë një borxh që ish-bashkëshortja e tij u kishte marë dy vëllezërve Boraj. Nga hetimet e organit të akuzës ka rezultuar se të ndaluarit i kishin dhënë ish-bashkëshortes së Braçes një shumë prej 1600 eurosh dhe 30 mijë lekësh. Vëllezërit Boraj e kanë takuar disa herë Braçen duke i kërkuar që tu kthente paratë. Por, ai ka thënë se nuk kishte dijeni për këtë borxh, pasi me bashkëshorten ishte divorcuar dhe nuk kishte dijeni për paratë që ajo u kishte marë e se nuk mund të mbante përgjegjësi për veprimet e saj.Por, vëllezërit Boraj kanë kmëbngulur dhe dyshohet se e kanë kërcënuar Braçen, duke i thënë se nëse nuk u kthente paratë që u kishte marë ish-gruaja e tij deri më datë 27 korrik 2017, do të kishin probleme.

Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se ish-bashkëshortja e Braçes, pak kohë pasi u kishte marë paratë borxh vëllezërve Boraj, më datë 21 shkurt të vitit 2017, është larguar jashtë shtetit ku rezulton se jeton ende.

Ngjarja

Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit Boraj ka ndodhur më datë 17 korrik 2017 në fshatin Hekal të Mallakastrës. Nga burime të “Fax news” mësohet se mesditën e kësaj date, i dëmtuari S. Braçe që punonte në Bashkinë Mallakastër, është telefonuar nga i ndaluari Lani Boraj, i cili i ka kërkuar që të shkonte me të në makinë se do të shkonin në fshatin Hekal. Pasi i dëmtuari ka hipur në makinë, ka konstatuar se në sedilen e parë të mjetit ndodhej edhe vëllai i Lanit, Olen Boraj. Nga hetimet e prokurorisë së Fierit është konkluduar se fillimisht biseda ka qenë normale, por, kur S. Braçe ka nxjer telefonin për të kryer një telefonatë, një prej vëllezërve, Oleni, ja ka tërhequr nga dora duke ja marë me forcë dhe i ka folur me ton kërcënues se kur do t’ua jepte paratë. Në të njëjtën kohë dyshohet se e ka qëlluar me kokë në pjesën e vetullës së djathtë të dëmtuarin.

Pasi S. Braçe është përballur me veprimet e dhunshme ka hapur derën e mjetit dhe në lëvizje e sipër ka tentuar të hidhet në tokë, por pa mundur pasi një këmbë i është bllokuar brenda mjetit. Në këtë moment vëllezërit Boraj akuzohen se kanë ndalur mieti dhe e kanë qëlluar me grushta e shkelma në trup e në kokë të dëmtuarin. Pas kësaj ata e kanë futur sërish në makinë me forcë dhe e kanë shkuar në një pyll, edhe pse S. Braçe u lutej ta zbrisnin në tokë. Në mes të pyllit, të prangosurit kanë ndaluar mjtin dhe kanë nisur të godisnin sërish e ta kërcënonin në lidhje me vajzën me të cilën jeton pas divorcit me të shoqen. Autorët e kanë hedhur sërish në tokë, S.Braçen, që ishte gjakosur i tëri dhe kanë nisur ta qëllojnë sërish me grushta e shkelma. Nga dhuna e ushtruar, i dëmtuari ka rënë pa ndjenja. Në deklarimet e tij, S. Braçe sqaron se kujtohet vetëm kur dy vëllezërit Boraj e kanë hedhur nga makina në hyrjen e pallatit ku jeton.

Fillimisht ai ka pasur frikë të denonconte rastin dhe ka qenë vajza e tij që e ka mjekuar, por pas disa orësh është detyruar të shkojë në spital ku ka mar mjekim për shtatë ditë.

Masa e sigurisë dhe arrestimi

Pas nisjes së hetimeve, prokurori i çështjes Petrit Vukaj kërkuar verifikimin e tabulateve telefonike të dy vëllezërve Boraj, nga ku ka rezultuar se ditën e ngjarjes, ata kanë përshkruar të njëjtën rrugë dhe janë gjendur në të njëjtat vende ku ka deklaruar i dëmtuari Braçe. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të ndaluarve, në fshatin hekal të Mallakstrës, në prani të nënës së tyre, janë gjetur dhe sekuestruar tre krehëra pistolete TT, ku gjendeshin disa fishekë.

Ndërkohë, nga ekspertimi mjeko-ligjor i të dëmtuarit, janë konstatuar dëme të shumta në kokë dhe në trup, si tronditje të trurit, shembje të kokës, dermishje e ekimoza në fytyrë, të shkaktuara me mjete të forta, jo të mprehta, që sipas mjeko-lijgorit shkaktojnë paaftësi të përkoshme në punë mbi nëntë ditë.

Dy të ndaluarit, gjatë dhënies së deklarimeve kanë pranuar se e kanë marë atë ditë S. Braçen në makinën e tyre dhe janë nisur për të shkuar në Hekal të Mallakastrës për të marë një vërtetim, por, kanë pohuar se vetëm janë qëlluar disa herë pasi kanë debatuar për borxhin dhe se më pas e kanë sjellë në shtëpi.

Pas sigurimit të të gjitha provave të sipërcituara, më datë 18 maj, prokurori Petrit Vukaj ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” në mungesë ndaj dy vëllezërve Boraj, masë e cila është pranuar edhe nga gjykata e Fierit.

Dy vëllezërit Boraj janë shpallur në kërkim, por ka qenë e pamundur që të gjendeshin në adresën e tyre zyrtare. Pas një thirrjeje të prokurorit të çështjes për t’u paraqitur, të shoqëruar nga avokati i tyre, pasi janë njohur me akuzat dhe masën e sigurisë së tyre, dy vëllezërit Boraj janë prangosur në ambientet e Prokurorisë së Fierit, ku kanë mbërritur me këmbët e tyre.

(B.H/FAXWEB)

Etiketa: FierLani Boraj 37 vjeç dhe Olen Boraj 31 vjeçrrembimi
Pas

“Po shkojmë drejt një vendimi radikal, kjo histori duhet të marrë fund,” çfarë po paralajmëron Rama

Para

Pedagog i UBT-së, Dritan Sadikaj ngre alarmin për përdormin e pesticideve: Çfarë duhet të bëjë shteti

Para
Pedagog i UBT-së, Dritan Sadikaj ngre alarmin për përdormin e pesticideve: Çfarë duhet të bëjë shteti

Pedagog i UBT-së, Dritan Sadikaj ngre alarmin për përdormin e pesticideve: Çfarë duhet të bëjë shteti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tare firmos me kuqezinjtë, e hëna dita vendimtare e nënshkrimit me “Djallin”

Agresori thërret “Palestina e lirë”, detaje nga vrasja e punonjësve të Ambasadës Izraelite në Uashington

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë

U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, kush ishte Artan Lame, karriera dhe kontributi që la pas

Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e parqeve eko-industriale! Gonxhja: Projekti përfundon në 2027, parashikon një buxhet prej 600 mijë eurosh!

Dosja 5D! Debat mes avokatëve në Gjykatë, kërkesa për gjykim të shkurtuar nxit përplasje

Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame, Rama: Jam pa fjalë! Ngushëllime familjes dhe miqve

Aksident në Korçë, drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga

Ndahet nga jeta Artan Lame

Vrasja e çiftit izraelit në SHBA, ministria e Jashtme e Izraelit publikon foto dhe emrat e viktimave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.