16:06 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Historia e trishtë Bekimit, pasi i vranë babanë u nis drejt Anglisë

21:23 | 02/11/2016
në Sociale, Te Fundit
0

Bekimi është larguar nga Shqipëria kur ishte adoleshent. Ishte i detyruar të emigronte, pasi u vra babai i tij.

Rruga drejt Spanjës ishte e gjatë dhe ishte atje ku Bekimi njohu disa persona, të cilët i premtuan një jetë të re në Angli. Por i duhej të paguante.

Bekimi tregon çfarë i thanë: “Duhet të paguash një shumë të madhe parash, rreth  6000 paund. Nëse nuk i ke paratë, mund t’i paguash duke punuar për ne. Më thanë që do të kem një jetë më të mirë në Britani. Më thanë se mund të punoja për ta dhe të shisja gjëra. Unë i besova”.

Kur Bekimi shkoi në Mbretërinë e Bashkuar, ai u kap nga policia dhe u mor në kujdesin e shërbimeve sociale. Pasi e kuptuan se adoleshenti shqiptar, mund të ishte në rrezik shfrytëzimi, punonjësit social morën masa, duke e mbrojtur nga trafikimi.

Por Bekimi ishte një prej fatlumëve.

auto_refughate_kapuc1478110588

Nëntëdhjetë e tre fëmijë shqiptar të cilët kërkojnë azil në Angli janë zhdukur vetëm vitin e kaluar, krahasuar me 46 fëmjë të zhdukur në 2014.

Rreth një e katërta e atyre që u zhdukën në vitin 2015 mbeten të zhdukur, ndërsa pjesa tjetër u gjet pasi hetimit nga policia britanike.

Fëmijët të cilët shkojnë në Britaninë e Madhe, janë në rrezik nga trafikantët. Sipas një investigimi nga Buzzfeed News, janë fëmijë të moshës 15 vjeçare, që shfrytëzohen për punë të rrezikshme, shfrytëzim seksual dhe aktivitete kriminale, si shitja e drogës etj.

Trafikantët manipulojnë fëmijët, duke i premtuar një jetë më të mirë. Grupet kriminale përdorin çdo mjet të nevojshëm për të kontrolluar dhe abuzuar këta të rinj.

Në 2015 më shumë se 450 fëmijë shqiptarë kanë arritur të pashoqëruar, në Britaninë  e Madhe. Shkaku i largimit të tyre nga Shqipëria, pretendohet se është kryesisht  gjakmarrja.

Autoritet britanike kanë identifikuar 209 prej tyre, fëmijë të rrezikuar nga trafikantët, nga 117 raste në 2014 dhe 56 në 2013

Janë fëmijë të cilët duan t’i ikin rrezikut në vendin e tyre, për të shkuar në një rrezik më të madh në Britani.

Qeveria britanike ka nisur një projekt pilot në qytetin Croydon, për të eksploruar mundësinë e rikthimit të fëmijëve shqiptarë në vendin e vet.

auto_femije1478110661

Por organizatat për mbrojtjen e fëmijëve në Angli, e kanë kundërshtuar duke thëne se Shqipëria është një rrezik për ta dhe fëmijët duhen mbrojtur.

“Ky investigim hedh dritë mbi të vërtetën e trishtë, se në shumë raste përgjigja e Britanisë ndaj trafikimit të fëmijëve, është thjesht dështimi. Autoritetet duhet të gjejnë mënyra për t’i mbrojtur ata dhe jo të kërkojnë rikthimin e tyre në Shqipëri, ku ata rrezikojnë të ritrafikohen”, ka thënë Klara Skrivankova, koordinatore e programit të trafikimit, e Organizatës kundër Skllavërisë. /dritare.net/

 

Pas

Sondazhi i fondacionit gjerman: Shqiptarët vlerësojnë Berishën më mirë se Ramën

Para

Kreu i Krimeve të Rënda: Trafikantët e kanabisit të dënohen më pak se ata që kapen me kokainë

Para

Kreu i Krimeve të Rënda: Trafikantët e kanabisit të dënohen më pak se ata që kapen me kokainë

 



Të Fundit

Trump reagon pas bisedës telefonike me Xi Jinping: Shumë i ashpër, e vështirë me të

E rëndë në Lushnjë, e moshuara vdes në spital pas injeksionit në ambulancën e lagjes! Dyshohet se pësoi reaksion, Policia i kalon hetimet Prokurorisë

Turqi/ Nën hetim për korrupsion, pezullohen nga detyra pesë kryetarë bashkie të opozitës

Aksident i frikshëm në Ulëz, betonierja përfundon në humnerë

Hoxha nga Kuvendi: Zgjedhjet e 11 majit treguan se institucionet funksionuan

Të shtëna me armë në Bruksel, humb jetën një 49-vjeçar

“Na duhen 60 mijë ushtarë”, Pistorius: Rusinë ta etiketojmë si kundërshtarin tonë

Lushnjë/ Akuzohet se përdhunoi një vajzë disa muaj më parë, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Rritje e shpenzimeve të mbrojtjes, Starmer pritet të takojë shefin e NATO-s, Rutte

Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, KAS “rrëzon” PD-në

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.