01:19 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Historia e trishtë e fundit të një martese 40 vjeçare

20:47 | 04/05/2018
në Aktualitet, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Historia e trishtë e fundit të një martese 40 vjeçare

Një ditë të bukur, një çift të moshuarish rreth të 70-ave hyjnë në një studio ligjore për të nisur procedurat e divorcit. Në fillim, avokati ishte paksa konfuz, sepse kishte përballë dy të moshuar që kishin 40 vite bashkë, por pasi foli me ta, krijoi një ide të qartë lidhur me situatën në fjalë. Çifti kishte qenë vërtet bashkë për 40 vjet, por nuk kishte pasur një martesë të lumtur. Kishin përballuar gjithçka, por vetëm për hatër të fëmijëve. Tani që fëmijët ishin rritur dhe mund t’ia dilnin vetë mbanë në jetë, nuk kishte asgjë që ta ndalonte çiftin e të moshuarve për t’u ndarë.
Kur erdhi momenti që do të firmosnin dokumentet, e moshuara i tha të shoqit: “Të dua shumë, por nuk mund të jetoj dot kështu. Më vjen keq…”
Ai iu përgjigj: “S’ka problem, të kuptoj”.
Pas kësaj situate, avokati u kërkoi një darkë të tre së bashku dhe ata pranuan. Pasi u ulën në tavolinë, u krijua një heshtje e madhe. Kamerieri solli pjatën e parë për secilin. Ishte një pulë në tavë dhe i moshuari i tha të shoqes: “Kjo është pjata jote e preferuar. Mund të nisësh ta hash”.
Avokati u tregua i vëmendshëm ndaj një fjalie të tillë dhe mendoi se martesa e dy pleqve mund të kishte akoma një mundësi të shpëtonte. Por e moshuara u përgjigj: “Ti mendon vetëm për veten tënde. Nuk e ke idenë se çfarë pëlqej apo se kush jam. Unë e urrej pulën në tavë!”.
Në fakt, ajo pjatë ishte e preferuara e të shoqit të saj, por ajo nuk e dinte. Nga ana tjetër, as ai nuk e dinte se mund të mos e kishte njohur asnjëherë të shoqen ashtu siç duhet ta njihte në aq vite martese.
Pas darkës, të dy shkuan në shtëpi dhe asnjë nga të dy nuk ka fjetur. I moshuari nuk e duronte dot më një situatë të tillë. Ai donte t’i tregonte të shoqes dashurinë për të, t’i kërkonte falje dhe të mos i jepnin fund martesës së tyre. Formoi numrin e saj dhe e telefonoi pa e zgjatur shumë këtë punë.
Edhe e moshuara ishte e mërzitur që burri i saj nuk e kuptonte, edhe pas shumë vitesh bashkë. E donte shumë, por nuk donte të vazhdonte më kështu. Ajo nuk u përgjigj në telefon, pasi e pa që ishte ai. Për të, ishte e kotë të flisnin sërish, kur gjërat kishin marrë fund.
Mirëpo, ajo e harroi se bashkëshorti i saj kishte probleme me zemrën dhe ditën tjetër, e moshuara mori lajmin se i shoqi i saj kishte ndërruar jetë. Shkoi menjëherë në shtëpinë e tij dhe e gjeti trupin e tij të pajetë në divan, me celularin në dorë. Ai kishte pësuar infarkt, ndërkohë që përpiqej ta telefononte sërish.
E moshuara u trishtua shumë. Pas disa ditësh nga varrimi i tij, ajo shkoi të merrte disa nga gjërat e tij për t’i mbajtur si kujtim dhe ndër to, gjeti edhe një biletë ku shkruhej: “Për gruan time të dashur. Nëse po e lexon këtë letër, atëherë unë me siguri kam ndërruar jetë. Kam paguar këtë sigurim për jetën tënde. Edhe pse nuk është shumë, sërish dua të tregoj se, edhe pa qenë mbi tokë, dua të kujdesem për ty. Do të më kesh përherë pranë. Të dua dhe do të dua përgjithmonë”.
Kur e lexoi këtë mesazh, e moshuara u prek shumë. Ajo mendoi për gjithë debatet e tyre, për problemet dhe ndarjen disa ditë më parë. Ajo mendoi edhe se sa vlerë do të kishte, nëse do kishte folur me të shoqin atë natë për të sqaruar gjithçka. Por tani ajo nuk mund ta kthente dot kohën mbrapsht. Gjithçka kishte përfunduar…
Ne duhet të kuptojmë se jo gjithmonë e vërteta qëndron tek ajo që ne besojmë dhe se njerëzit duan në mënyra të ndryshme. Kjo histori është një mësim për të gjithë ne. Nëse e do një person me gjithë zemër, mos hezito për t’ia thënë se sa e do. Asnjë nga ne nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Jeta është shumë e shkurtër për ta jetuar pa dashuri… / Burimi: bota.al

Etiketa: divorcmartese
Pas

Kampione në karate, 13-vjeçarja nga Lushnja nderon Shqipërinë në Beograd

Para

Klopp ‘harron’ finalen, tekniku gjerman habit me deklaratat: Kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës

Para
Klopp ‘harron’ finalen, tekniku gjerman habit me deklaratat: Kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës

Klopp ‘harron’ finalen, tekniku gjerman habit me deklaratat: Kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.