U rrit jetime, në shtëpinë e bashkëshortit u bë nënë e një fëmije jetim, ndërsa sot po rrit fëmijën e djalit të saj i cili e ka humbur nënën veçse kur ishte i vogël. Është kjo historia e trishtë e 62-vjeçares Emine Zekthi nga lagjia “Shënkoll” në Elbasan.
Nënë Emineja me lot në sy thotë se buza nuk i qeshi asnjëherë. Pas vdekjes së nuses së djalit i është përkushtuar nipit, por ndryshe nga fëmijët e saj thotë se brezi i sotëm është më i vështirë për tu edukuar. E plogësht në shëndet gruaja thotë se i vogli vuan nga epilepsia.
Ndonëse rriti 9 fëmijë sot ata nuk munden t’ia kthejnë kujdesin dhe ti ndërtojnë një banesë. E moshuara thotë se shtëpia ku jeton nuk e mbron as nga i ftohti dhe as nga i nxehti. Dëshpërimisht ajo bën apel për ndihmë.
13 vjecari Ilia Zekthi, në mungesë të përqafimit të asaj që i dha jetë ngushëllohet me albumin e fotografie. Babai për ti siguruar një jetë më të mire ilegalisht është nisur drejt Greqisë ndërsa meraku i tij mbetet nëna, gruaja fisnike e cila për ta ushqyer shpesh është e detyruar ta heqë nga goja e saj për të ushqyer nipin.
Histori njerëzore si kjo e familjes Zekthi në Elbasan reflektojnë sakrificën që përballen individë të ndryshëm për të siguruar mbijetesën dhe përballuar sfidat që i përball jeta.
Discussion about this post