22:24 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Historia e vështirë e burrit nga Kavaja: E kapa gruan me tjetrin, tani nuk më lejon të shoh vajzën

21:38 | 08/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Historia e vështirë e burrit nga Kavaja: E kapa gruan me tjetrin, tani nuk më lejon të shoh vajzën

Emisioni “Historia ime” trajtoi këtë të premte historinë e fortë të një babai, i cili kërkon që të takojë vajzën e tij, por ish-bashkëshortja nuk e lejon. Mehmet Ibra është një burrë nga Luzi i Kavajës.

Ai rrëfeu përballë moderatores Mirela Milori se në vitin 2011 lidh kurorë me një grua nga Tirana. Kjo ishte martesa e tij e dytë pasi më parë kishte qenë i martuar me një grua tjetër me të cilën ka edhe tre fëmijë të tjerë.

Ai jetonte me gruan e dytë në një nga zonat e Tiranës në kohë kur edhe bëhet me një vajzë tjetër.

“Jetonim në “Ali Dem”. Gjatë kohës që jetuam në “Ali Dem” si çdo familje shkoja në punë, ajo shkonte në punë. Pas një farë kohe mbeti shtatzënë dhe na erdhi në jetë vajza e vogël Sara. Është 9 vjeç. Kur ishte Sara, 6 muajshe filluan edhe ato problemet familjare”, tha Mehmeti.

Por edhe martesa e dytë shkoi drejt divorcit pasi Mehmeti rrëfeu se ish-bashkëshortja kishte filluar të kishte lidhje me dikë tjetër. Ai tregoi në “Historia ime”, problemet e para me të shoqen dhe si i kishte dhënë 20.000 euro vjehrrës për një shtëpi në Qytetin Studenti.

“Pas disa kohësh pasi lind vajza te shtëpia në “Ali Dem” isha me qira. Zonja e kishte shtëpinë për të shitur. Kërkova ta blija. Kësaj nuk i kisha treguar që kisha lekë me vete. Kisha 8.000 euro në bankë, pjesën tjetër i kisha nga Italia. Kur erdhi i zoti i shtëpisë nuk ramë dakord sepse rriti çmimin e shtëpisë. Nuk e blemë shtëpinë, por në këtë kohë ish-gruaja ime me gjithë vjehrrë edhe më thotë “që jemi duke ndërtuar në Qytet Studenti një shtëpi”. Më tha “të keqen nëna pse do e marrësh qiranë këtu se është shumë e vogël”. Sa e mori vesh nuk më la rehat. Më tha pse do e marrësh qiranë kaq larg. Në Qytet Studenti qiraja është edhe më e lartë. “Nëna sido që të jetë, gocës do ia japë një shtëpi. Ti meqë i paske këto lekë, m’i jep edhe sido që të jetë puna ti mos të ngelesh në rrugë”, tha ajo. Unë nuk i dhashë fjalë, por thashë të pyesja nënën time. Ajo më tha që t’ia jap ato lekë edhe nuk është se do ngelja jashtë. I jap lekët, 20.000 Euro”, tha ai.

Mehmeti rrëfeu se kishte pasur dyshimet e veta se bashkëshortja e tradhtonte kur kthehej nga puna. Më pas kishin qenë disa telefonata që ish-bashkëshortja bënte me të dashurin, ku vendosi të ndahej.

“Për të shkuar në punë kjo donte vetëm 20 minuta. Për të ardhur kjo vinte 3-4 orë me vonesë. Ne filluam problemet. Kisha dyshimet e mia. Shtatë herë i çonte kjo telefonatë, një herë ai, kur kjo dilte nga puna. Më rrinte si hu. Për hatër të fëmijës nuk mendon i thashë unë. Sido që të jetë më tha “lekët t’i kam marrë, gocën ta kam marrë”. Aty i flas vjehrrës dhe i them që nuk po na shkojnë punët mirë dhe foli gocës se nuk është problemi im. E merr në telefon kjo dhe i thotë hajde se nuk është në shtëpi. Këtu ia jap të vëllait telefonit dhe i them ja kush është motra. Vendosa dhe e lashë”, rrëfeu Mehmeti.

Etiketa: Mehmet Ibra
Pas

Lindi fëmijën e tretë, Njësia Bashkiake i refuzon bonusin prej 1.2 milionë lekësh

Para

E guximshme dhe nuk do e merrnit me mend, këngëtari bën tatuazh personazhin e animuar

Para
E guximshme dhe nuk do e merrnit me mend, këngëtari bën tatuazh personazhin e animuar

E guximshme dhe nuk do e merrnit me mend, këngëtari bën tatuazh personazhin e animuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.