16:48 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Historia është e dhimbshme”, këngëtari shqiptar për ish-gruan: Kush largon fëmijët nga babai, të gjykohet nga Zoti

17:59 | 24/04/2018
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Historia është e dhimbshme”, këngëtari shqiptar për ish-gruan: Kush largon fëmijët nga babai, të gjykohet nga Zoti

I ftuar tek “Rudina”, ditën e djeshme ishte këngëtari i viteve ’90, Viktor Tahiraj i cili u bë i njohur me këngën “Pesha e fatit”, në bashkëpunim me Aleksander Gjokën dhe Manjola Nallbanin.

Tahiraj rrëfeu gjatë intervistës jetën e vështirë pas divorcit me bashkëshorten duke folur për herë të parë në televizion edhe për fëmijët e tij.

“Ishte një gjë që s’ia uroj kujt, aq më tepër kur janë fëmijët në mes. Unë nuk dua të flas shumë, por dua të them që ato çifte të cilët lindin fëmijë duhet të jenë të përqendruar përpara se t’i bëjnë ata. Fëmijët nuk ia kanë borxh njërit apo tjetrit partner që të vuajnë. Këto gjëra mua më kanë vrarë shumë, sepse kam qenë një baba i kujdesshëm dhe mbetem i tillë.

Jeta është tepër e vështirë, por duhet marrë ashtu siç vjen, përndryshe gjunjëzohesh. Arsyet e divorcit janë shumë private, historia është e dhimbshme dhe stresuese. Unë punoja 12- 14 orë në ditë dhe kjo ka zgjatur 17 vite. Unë kam lënë Zotin të gjykojë për çdo gjë. Për mua rëndësi kanë fëmijët. Kushdo mund të luajë në çift, por ajo nënë apo baba që lufton të sulmojë fëmijët për t’i larguar nga babai apo nëna të gjykohet nga Zoti”, u shpreh Tahiraj./Xing/

 

 

Etiketa: Viktor Tahiraj
Pas

HISTORIA Që NGA 1997/ Pse e arrestoi Artan Cuku njeriun që pagoi për vrasjen e tij, Bledar Jambellin

Para

Fantastike/ Ndryshime në Champions League, leku letër për klubet shqiptare

Para
Fantastike/ Ndryshime në Champions League, leku letër për klubet shqiptare

Fantastike/ Ndryshime në Champions League, leku letër për klubet shqiptare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, vetëm 2 vatra aktive

Kancelari i Gjermanisë: Do të nisim ndihma për Gazën

Raketa e re që mund të ndalojë lojën e rrezikshme të Kinës

5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false greke, arrestohet shtetasi gjeorgjian në Rinas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.