20:47 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Historia/ Lidhja intime me gruan e biznesmenit, 50 vjet burg vëllezërve vrasës në Tiranë

13:18 | 06/11/2016
në Aktualitet, Te Fundit
0

Gjykata e Tiranës dënoi me nga 25 vite burg dy vëllezër, 32 dhe 29 vjeç, të akuzuar për vrasjen e një biznesmeni shqiptar me aktivitet në Itali.

agron-dervishi-emigranti-i-vrare

Aleks Totraku dhe Antonio Lala u fajësuan për “vrasje me paramendim” në dëm të Agron Dervishit, i vrarë mbrëmjen e 1 janarit 2013, në fshatin Mazrek të Tiranës. Sipas Gjykatës, motivi i vrasjes ka qenë një lidhje intime që njëri prej të pandehurve ka pasur me bashkëshorten e viktimës.

antonio-lala

Emrat e të pandehurve, Aleks Totraku alias Abdyl Lala dhe Antonio Lala alias Mirjan Lala, u “qarkuan” si të dyshuar gati 8 muaj pas ngjarjes, bazuar në një informacion të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga autoritetet italiane. Ky informacion kishte në themel një deponim të bërë në policinë italiane nga vëllai i viktimës.

Vendimi ndaj tyre u shpall më 12 tetor 2016 nga një trupë gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Tereza Lani (Merkaj) dhe anëtarë Altin Abdiu e Migena Laska. Ditët e fundit gjykata zbardhi arsyetimin e vendimit, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta “Panorama”.

Vëllezërit Totraku dhe Lala u gjykuan në mungesë në Gjykatën e Tiranës. Masa e sigurisë “arrest në burg” e caktuar ndaj tyre nuk është ekzekutuar, ndonëse ata gjendeshin të arrestuar në Zvicër për përfshirje në fushën e narkotikëve.

Aleks-Totraku

Avokati i tyre ka pohuar në gjykim se autoritetet zvicerane refuzuar ekstradimin, duke iu druajtur hetimit të padrejtë në Shqipëri. Sipas avokatit, aktualisht të pandehurit kanë përfunduar dënimin në Zvicër janë të lirë në këtë vend.

VRASJA

Në vendimin e arsyetuar, gjykata shprehet se rezultoi e provuar që dy të pandehurit, Aleks Totraku e Antonio Lala, janë autorët e vrasjes së Agron Dervishit. Sipas Gjykatës, të pandehurit kanë konsumuar krimin e “vrasjes me paramendim” të shtetasit Agron Dervishi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, si bashkekzekutorë, me veprime aktive të kundërligjshme, duke siguruar paraprakisht automjetin e përshtatshëm për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe dy armët e zjarrit, njëra prej të cilave me silenciator.

Sipas një plani të detajuar të parapërgatitur, vijon Gjykata, dy të pandehurit, Aleks Totraku dhe Antonio Lala, kanë ndjekur dhe ndaluar viktimën, i kanë kërkuar të zbresë nga automjeti i tij, i gjetur i ndezur pas ngjarjes, dhe kanë shtënë disa herë me armët e zjarrit në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në kokë e në trup, e duke shkaktuar vdekjen e tij si pasojë e plagëve të marra.

MOTIVI

“Për Gjykatën, nga shqyrtimi gjyqësor del shumë qartë motivi i të pandehurve në kryerjen e kësaj vepre penale. Ka qenë pikërisht lidhja e dashurisë jashtëmartesore e bashkëshortes me të pandehurin …

Është pikërisht kjo lidhje dashurie e kësaj dëshmitareje me të pandehurin që jep një indicie të saktë, të rëndësishme dhe që përputhet me tërësinë e fakteve të tjera objekt prove, që ka çuar në vrasjen e viktimës Agron Dervishi nga dy të pandehurit, vëllezër mes tyre”, arsyetonte Gjykata në vendim.

Në arsyetimin e Gjykatës përmendet njëri nga të pandehurit, ndërkohë që në dëshminë e gruas përmendet emri tjetër. Për këtë arsye gazeta nuk e bën publik identitetin e personit të lidhur me gruan e viktimës.

PROVAT

Referuar vendimit, provat mbi të cilat gjykata vendosi mbi fajësinë e të pandehurve nisnin nga detajet e vendit të ngjarjes, provat e sekuestruara, kohës kur ka ndodhur krimi, darkë rreth orës 20:00 deri në orën 21:30 të datës 01.01.2013, mënyrës se si është kryer vrasja e viktimës dhe mjeteve që janë përdorur, dy armë zjarri të ndryshme.

Sipas Gjykatës, ky fakt tregon se në kryerjen e krimit kanë marrë pjesë dy persona. Një fakt me rëndësi që vërteton fajësinë e dy të pandehurve, sipas Gjykatës, është dhe gjetja e sekuestrimi i një gëzhoje arme zjarri, që ka lidhje me vendin e ngjarjes dhe provat e krimit të vrasjes së viktimës, në oborrin e banesës së tyre. Gjykata ka vlerësuar dëshmitë e marra në proces dhe kronologjinë e veprimeve të të pandehurit Antonio Lala ditën e ngjarjes.

Sipas Gjykatës, ai ka marrë me qira një automjet të tipit “Ford Fiesta” me targa të huaja, si mjeti i dyshuar se është përdorur nga autorët. Tjetër provë e konsideruar nga gjykata është fakti që i pandehuri Antonio Lala ka qenë përdorues i numrit celular 06…775, që më 31 dhjetor 2012, në orën 19:25, është loguar nga antena e fshatit Gjokaj, Vorë, Tiranë, pranë vendit ku ka ndodhur krimi./A.Bajrami/

Panorama  

Pas

Studentja, letër fqinjëve që bënin seks të zhurmshëm, përgjigja e tyre e befason

Para

Zgjedhjet presidenciale amerikane, historikisht kanë qenë të mbushura me çudira. Lexojini ato më interesantet

Para

Zgjedhjet presidenciale amerikane, historikisht kanë qenë të mbushura me çudira. Lexojini ato më interesantet

 



Të Fundit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet i Shkozetit është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

Takimi në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Zgjedhjet e 11 majit, nis protesta e opozitës, akuzojnë Ramën për vjedhje vote

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.