Për një grua katolike nga Rubiku, martesa me një bisnesmen nga Tetova është kthyer në “makth” të vërtetë.
E ftuar në programin “E djela shqiptare”, gruaja tregon se i shoqi fillimisht e ka detyruar të vishet me shami, ndërsa pas sjelljes në jetë të tre vajzave ai e ka braktisur.
Lidhur me mbulimin me shami, gruaja tregon se e kishte pranuar një gjë të tillë për shkak se kështu e kërkonte feja e burrit.
“Kishta prishur një fejesë me shkuesi më parë dhe pranova për shkak të mentalitetit. Pranova se ne shqiptarët e Shqipërisë jemi tolerantë. Për hatër të fesë së burrit pranova të mbulohesha.”, thotë ajo.
Përveç kësaj, gruaja tregon se bashkëshorti i saj kishte qenë më parë i martuar, por ishte ndarë se bashkëshortja nuk lindte dot një fëmijë.
Por pavarësisht martesës së dytë, ai ishte ribashkuar me gruan e parë dhe e kishte sjellë atë në shtëpi.
Megjithatë, dhimbjet për të nuk mbarojnë këtu. Për këtë grua, vuajtjet më të mëdha vijnë pas lindjes së vajzave, sidomos pas lindjes së fundit.
“Herën e tretë më ka marrë nga Materniteti një shitëse e butiqeve që ai kishte. Nuk më erdhën të më shihnin fare. Madje vjehrra më tha se të morëm nga Shqipëria dhe nuk na dhe një djalë”, tregon gruaja e cila nuk i mban më dot lotët. Historia e saj preku të gjithë publikun në sallë por jo vetëm. Sa e sa gra shqiptare të tilla ka, të cilat vetëm vuajtje njohin pikërisht për shkak të mentalitetit i cili ka ngulur rrënjë sidomos në zonat e thella në vend. (D.D/Shuplaka)