21:19 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Historia prekëse e gruas nga Korça: Burri më rreh prej 22-vitesh, kam frikë për dy djemtë!

22:51 | 10/02/2017
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Historia prekëse e gruas nga Korça: Burri më rreh prej 22-vitesh, kam frikë për dy djemtë!

Gjatë puntatës së sotme të emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, zbulohet historia tronditëse e një gruaje nga fshati Miras në Korçë.

Trëndafile Hoxha tregon se bashkëshorti i saj prej 22 vitesh, ushtron rregullisht dhunë ndaj saj dhe dy djemve të saj të mitur. Mes lotësh, trëndafilja tregon historinë prekëse të jetës së saj dhe frikën më të madhe.

RRËFIMI

Në një rrëfim të dhimbshëm, ajo tha se burri e dhunon fizikisht atë dhe dy djemtë e mitur. thotë se ka frikë për jetën e djemve, 16 dhe 8 vjeç, pasi bashkëshorti i ka thënë se do t’i vrasë. “Burri është në burg prej disa ditësh. Nuk durova dot më. Unë po flisja në telefon më vëllanë tim, kur ai më dhunoi. Vëllai e dëgjoi dhe lajmëroi policinë”, thotë Trëndafilja. Ajo kërkon një strehë dhe punë, pasi jetojnë me 30 mijë lekë të vjetra asistencë. 

Trëndafilja thotë se ka katër fëmijë, dy vajza të martuara dhe dy djem. Vajzat i ka të martuara, ndërsa jeton me dy djemtë dhe bashkëshortin. “Mua dhe dy djemtë më dhunon, është i alkoolizuar. Pi raki në shtëpi dhe është bërë i rrezikshëm”, thotë me lot në sy Trëndafilja. 

Ajo shton se jetojnë në një shtëpi e ndërtuar në kohën e diktaturës, dikur pronë e shtetit. Kanë një dhomë e kuzhinë, ndërsa tualetin e kanë jashtë, i ndërtuar me dërrasa dhe pa asnjë kusht. “Jemi veti i katërt në shtëpi dhe marrim 30 mijë lekë të vjetra asistencë. Kemi pak tokë, po nuk e punojmë dot se do lekë. Burri merr raki në dyqane me lista, nuk kam si ti laj”, thotë ajo, ndërsa shton se ka mbi 200 mijë lekë borxhe në dyqanet e fshatit. “Nuk kisha as lekë për ta çuar djalin e vogël, që e kam në klasë të dytë në shkollë. Duheshin libra. Më ndihmoi drejtoresha e shkollës. Më dha librat dhe do ia kthej në fund të vitit. Nuk kam çfarë të bëj”, vijon Trëndafilja.

Më tej, shton se ka frikë të jetoj me bashkëshortin kur të dalë nga burgu. “Ai na ka kërcënuar dhe jeta jonë është në rrezik. Më shumë frikë kam për djemtë. Të madhin e rreh shumë. Ju lutem na ndihmoni, na gjeni një strehë dhe një punë”, vijon ajo. 

Më tej tregon edhe një episod të dhimbshëm. “Djali i madh, 16-vjeçar ka tentuar të vrasë edhe veten, duke u hedhur nga një shkëmb. E gjeti një kushëriri im dhe e shpëtoi” thotë ajo. Ajo thotë se edhe djali i vogël e ka përjetuar të gjithë këtë situatë në familje. Ai është mjekuar për epilepsi. “Kishte temperaturë të brendshme. E përjetonte shumë”, thotë gruaja. 

Ndërkohë, para kamerës së Fiks Fare foli edhe djali 16-vjeçar. Ai kishte marrë guximin për të denoncuar dhunën familjare. “E denoncova se nuk mund të duronim dot më. Mami ishte bërë shumë keq”, thotë djali. Ai thotë se babai e ka rrahur, ndërsa e ka kërcënuar se kur të dalë nga burgu do të hakmerret.

Sipas tij, edhe vëllai i vogël 8 vjeçar po përjeton të njëjtën situatë, që e ka përjetuar ai. Në fund, adoleshenti kërkon nga shteti që ta ndihmojnë familjen e tij, për një strehë dhe punë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: dhunegruaKorçeprekeserrefim
Pas

Drejtuesi i klubit denoncon skemat e mashtrimit në futboll, si bëhet korrupsion me të huajt

Para

Bebe Rexha nuk ndalet, këtë radhë në “Voice of Holland” (FOTO)

Para
Fobia e Bebe Rexhës: Toronto, ia dolëm (FOTO)

Bebe Rexha nuk ndalet, këtë radhë në “Voice of Holland” (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

DASH ngre alarmin për Iranin: Thirrje urgjente për largim të menjëhershëm të amerikanëve

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.