13:00 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Historia që përsëritet, çfarë ndodhi 10 vite më parë me pallatin në Gjirokastër (TRAGJEDIA)

10:56 | 06/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Historia që përsëritet, çfarë ndodhi 10 vite më parë me pallatin në Gjirokastër (TRAGJEDIA)

Një pallat në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër rrezikon shembjen, duke lënë një qiell të hapur 15 familje.

Çarjet e tokës kanë avancuar gjatë natës, ndërsa banorët e kanë kanë kaluar natën jashtë banesave.

Shkak për shembjen e pallatit është bërë një punim në një banesë pranë tij.

Por kjo nuk është hera e parë që në Gjirokastër përsëritet një ngjarje e tillë.

Ishte nëntori i vitit 2008, kur një pallat me 5 kate u shemb në lagjen “11 Janari”, duke shkaktuar 3 viktima, mes tyre një fëmijë.

Foto: Pallati që u rrëzua në Gjirokastër, nëntor 2008

Tentativa për të ndërtuar një qendër tregtare në këtë lagje la shtëpi 14 familje.

Një vit më pas në vitin 2009, sërish në Gjirokastër  u ngrit rreziku për shembje pallati. Rreth 30 familje në lagjen “Kodra e Shtufit” i drejtuan një peticion Kryeministrit Berisha dhe Presidentit të Republikës, se për shkak të ndërtimeve pa kriter në këtë zonë, pallati i tyre rrezikonte shembjen.

Qeveria ndërhyri duke parandaluar tragjedinë që mund të ndodhte.

Ndërsa sot, gjendja paraqitet edhe më alarmante.

Çarjet e tokës avancojnë orë pas ore dhe gjeologët iu kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat e tyre, por asnjë nga instancat shtetërore nuk ka ndërhyrë për evakuimin e tyre.

Banorët kanë pohuar për Fax News se kanë shkuar në Bashkinë e Gjirokastrës por çështja e tyre nuk është parë me rëndësi.

Asnjë reagim nuk ka patur as nga insitucioni i Prefektit.

Këta banorë njësoj si 10 vite më parë janë të rrezikuar të humbasin shtëpitë për shkak të një ndërtimi pranë tyre.

Foto: Çarjet e tokës në lagjen “Punëtori”

E zonja e banesës që po kryen punime, posedon një leje ndërtimi të rregulltë nga institucionet përkatëse.

Bashkia dhe Policia ndërtimore kanë qenë në dijeni për këto punime, por nuk i kanë parë me rrezik për banesat e tjera. Situata vijon të përkeqësohet,  neglizhenca e shtetit po ashtu. 

(F.G/Faxweb)

Pas

Nga puroja e Ruçit te “Lali Eri” fiks si shefi. Ç’nuk u pa nga ”parada” e socialistëve (FOTOT)

Para

Edi Rama alergjik?! S’e përmend në asnjë moment LSI-në

Para
Flakë për flakë Edi Rama, krahason Monika Kryemadhin me Eleonorën e Selitës

Edi Rama alergjik?! S'e përmend në asnjë moment LSI-në

Discussion about this post

 



Të Fundit

Truall, biznes dhe makina/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë në Angli (EMRI)

“U lejua mbjellja e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis”, Berisha: Në vit elektoral, Rama rrethoi Shqipërinë me plantacione droge

Spiropali në Forumin Ndërkombëtar për Paqen e Sigurinë në Kosovë: Gratë, forcë transformuese për paqen dhe sigurinë në rajon

“Treni bullgar” në Peqin, prokuroria i kthen përgjigje PD-së: Po hetojmë!

Mbyllet Kampionati Evropian U-17 në Shqipëri, Portugalia shpallet kampione

Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Postimi tronditës kundër Melonit, profesori: E shkrova me Chatgpt, u kërkoj falje të gjithëve, kam frikë se do të pushohem nga puna

Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi! Arrestohet operatori turistik

Akuza te “Ligjet’/ Dogjani ngre zërin: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analizat e zgjedhjeve bëhen në parti

Afera Partizani, trupa gjykuese për Berishën do kryesohet nga Elsa Ulliri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.