Kjo është historia e dhimbshme e një 18-vjeçare, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike. 18-vjeçarja Leanne Nasser ju lut prindërve që ta lejonin të shkonte në Stamboll për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Kjo pasi tre miqtë e saj do të shkonin në Turqi. Për Leanne Nasser kjo ishte hera e parë që largohej nga Izraeli. Fillimisht babai i saj e refuzoi këtë dëshirë pasi ai ishte shumë i shqetësuar sepse Stambolli nuk ishte një vend i sigurt dhe i tha së bijës se duhet të qëndronte në shtëpi. Por 18-vjeçarja këmbënguli dhe iu drejtua tezes, e cila ndërhyri duke i siguruar vajzës lejen për udhëtimin e saj të parë jashtë vendit.
Por askush nuk mund ta dinte se Leanne nuk do të kthehej më nga udhëtimi drejt Stambollit, pasi ajo mbeti viktimë e sulmit terrorist që i mori jetën 39 personave në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Pasi u shpërnda lajmi se 18-vjeçarja nuk gjendej, i ati i saj u nis menjëherë drejt Turqisë ku vërtetoi se vajza e tij nuk jetonte më.
“Nuk ia fal dot vetes!”, shprehet tezja e saj, e pikëlluar për humbjen e mbesës. Trupi i 18-vjeçares pritet të sillet në Izrael gjatë së martës, në udhëtimin e saj të fundit drejt shtëpisë, shkruan BBC. (J.V/Shuplaka)