07:23 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Historia tronditëse e 17-vjeçares: Më martuan me zor që 14 vjeçe, burri donte të më vriste mua dhe vajzën

08:56 | 24/07/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Historia tronditëse e 17-vjeçares: Më martuan me zor që 14 vjeçe, burri donte të më vriste mua dhe vajzën

Historia e veçantë në Fiks Fare mbrëmjen e së martës tregoi edhe një herë se ende ka familje që i martojnë vajzat e tyre në moshë minorene, pa kuptuar se çfarë problematikash sociale mund të sjell më vonë një martesë e tillë.

Eglantina ishte vetëm 14 vjeçe kur u martua nga babai i saj pasi nuk donte t’ia prishte qefin. Sot ajo është 17 vjeçe dhe e ve me një vajzë 7 muajshe. Bashkëshorti i saj u vetëvra para disa javësh në fshatin Plan Bardhë në Klos.

Eglantina tregon për Fiks Fare se si ishte jeta e saj pasi u martua 14 vjeçe. Me bashkëshortin 13 vjet më të madh kishin pasur vetëm mosmarrëveshje, pasi ai shpesh pinte dhe më pas e dhunonte. Pas një dite që babai i saj i kishte dhënë bekimin e martesës ishte mbytur aksidentalisht në lumë dhe në shtëpinë e saj të vajzërisë tashmë kishin mbetur vetëm nëna dhe 2 motrat.

Jeta e saj kishte ndryshuar totalisht dhe ishte vazhdimisht në dhunë fizike dhe psikologjike. Madje pjesë e tyre ishte bërë një herë edhe nëna e saj, ku te tre në makinë bashkë me vajzën e vogël, bashkëshorti i kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do e vriste.

Pas kësaj ngjarje nëna e kishte larguar dhëndrin nga shtëpia, duke mos e lënë më të bijën të vuante nga dhuna që ushtronte i shoqi. Aty fillojnë edhe problemet më të mëdha sociale, ku si pasojë pati një të vdekur.

Eglantina tregon tmerrin që ka përjetuar ditën e fundit të jetës së bashkëshortit të saj. Edhe pse para pak ditësh si pasojë e dhunës dhe kërcënimeve pa fund ishte pajisur me urdhër mbrojtje , kjo nuk e ka penguar 30 vjeçarin të shkonte me armë në dorë në shtëpinë e saj.

“Unë isha në shtëpi, me motrat e mia. Mami nuk ishte në shtëpi. Dy motrat ikën te bagëtia. Unë kisha gocën e vogël në krahë, 7 muajshe.

Burri i fut brenda me një automatik, e mbante në dorë, e mbylli derën me çelës dhe më tha se do të vrasë ty dhe veten. Nga të bërtiturat e mia erdhën edhe motrat e të treja po bërtisnim”, tregon Eglantina.

Për 20 minuta ajo ka mbetur e vetme me bashkëshortin e saj në një dhomë pasi motrat e saj ai i mbylli në një dhomë tjetër. Nga të bërtiturat e vajzave komshinjtë dhe familjarët e tjerë kishin njoftuar policinë, por ai i kishte kërcënuar edhe ata.

Në gjendje të rënduar psikologjike 30 vjeçari më pas ishte larguar, ku dhe u gjet më vonë nga policia i pa jetë me një plumb në kokë.

Pas

Zien rrjeti: Ja kush është i dashuri i ri i Angelinës, që e bëri të harrojë Brad-in!!

Para

”Sot ndahet shapi nga sheqeri”, pedagogu apel të fortë opozitës: Lëreni Facebook-un, ejani në shesh! (Video)

Para
”Sot ndahet shapi nga sheqeri”, pedagogu apel të fortë opozitës: Lëreni Facebook-un, ejani në shesh! (Video)

''Sot ndahet shapi nga sheqeri", pedagogu apel të fortë opozitës: Lëreni Facebook-un, ejani në shesh! (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.