Historianit Uran Butka i është dhënë sot titulli Doktor “Honoris Kauza” nga Kolegji i Artit dhe Shkencës së Universitetit ‘Vox Dei” në Amerikë.
Shkencetari i niohur indian Madu Krishan dhe kreu i Akademisë e Paqes Boterore i dorëzoi Uran Butkës “Urdherin e misionarit te Paqes Shenjtorja Tereza”.
Dr Shefki Hysa dhe shkencetari indian i dorëzuan titullin “Honoris Kauza” në diplomacinë ndërkombëtare historianit shqiptar nga universiteti Vox Dei dhe Urdhërin e Paqes Nënë Tereza.
“Falenderoj Akademinë Boterore të paqes dhe Universitetin Vox Dei për dhenien e këtij titulli. Është rezultat i një pune çerek shekulli. Ne punen time kam pasur mision vetem fjalën e lirë” tha Butka.
Historiani Uran Butka është në pak personalitete shqiptare që është nderuar me këtë çmim. Ai është autor i mjaft librave të njohur dhe studimeve si ato për Mid’hat Frashrin, Luftën e Dytë Boterore etj. Butka rrjedh nga nje familje e njohur patriotike shqiptare. Vjen nga një familje e njohur patriote shqiptare.
Discussion about this post