Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca nisën sot rreth orës 5:00 të mëngjesit sulme ushtarake me raketa kundër qeverisë së presidentit Bashar al Asad për shkak të përdormit të armëve kimike nga Siria rreth një javë më parë kundër banorëve të saj, përdorim i cili shkaktoi mbi 70 viktima civilë.
Kjo është hera e dytë që presidenti Trump përdor forcën ushtarake kundër Sirisë. Ai e lajmëroi sulmin të premten në mbrëmje gjatë një fjalimi drejtuar vendit.
Presidenti tha se sulmet synojnë t’i japin fund përdorimit të armëve kimike nga qeveria e Sirisë.
The moment multiple #US cruise missiles hit a research facility in #Barzeh, #Syria…pic.twitter.com/qexgUi7AfZ
— The Intel Crab (@IntelCrab) April 14, 2018
Nga ana e saj, kryeministrja britanike Theresa May tha se veprimi i aleatëve nuk synon “përfshirjen në një luftë civile”. “Nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Është një goditje e kufizuar dhe me objektiva të qartë, që nuk synon përshkallëzimin e tensioneve në rajon dhe bën gjithçka mundet për të parandaluar viktimat mes banorëve civilë”, tha kryeministrja May pak minuta më parë.
Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP njoftuan se shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Sirisë, Damask, në kohën që presidenti Trump njoftoi fillimin e goditjes ushtarake.
Footage from earlier this morning from #Damascus #Barzeh in distance where #SSRC was hit, with one cruise missile after the other. #SyriaStrikes pic.twitter.com/4JeVJycCdu
— Riam Dalati (@Dalatrm) April 14, 2018
Sipas zyrtarëve të Pentagonit janë goditur tri objektiva: një laborator kërkimor në Damask që prodhonte armë kimike, një magazinë ku mbahen armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbahen pajisje për prodhim armësh e që shërbente si qëndër e rëndësishme komande, po në afërsi të Holmsit.
Sipas Sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis, operacioni ka përfunduar dhe “ai dërgoi një mesazh shumë të fortë”. Nga ana tjetër televizioni sirian, njoftoi se sistemi i mbrojtjes kundër-ajrore iu përgjigj sulmit.
(E.L/Faxweb)