Mbretëria e Bashkuar tani ka një këmbë brënda dhe tjetrën jashtë nga dera e Bashkimit Evropian pasi Brexit i Kryeministrit Boris Johnson u miratua nga Dhoma e Komuneve të enjten.
Suksesi atje ku paraardhësja e tij, Theresa May, kishte dështuar në mënyrë të përsëritur, kreu i Partisë Konservatore i mbështetur nga 330 deputetë të parlamentit me 231 kundërshtarë, arriti ti hapë rrugën largimit zyrtar të vendit në 31 janar.
Duke folur para votimit, Paul Blomfield i Laboristëve, ministri i opozitës në detyrë kundërshtoi me forcë daljen nga BE, dhe kalimin e pashmangshëm të projekt-ligjit, dhe veçanërisht refuzimin e qeverisë Konservatore të Mërkurën për të rikthyer të drejtat e fëmijëve për mbrojtjen e refugjatëve në marrëveshjen e Brexit.
Në atë që ai e përshkroi si një “veprim të pashpirt”, Blomfield tha se garancitë mbi të drejtat e fëmijëve refugjatë të pashoqëruar për t’u ribashkuar me familjen që banojnë në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të përfshihen në legjislacion.
(F.GJ/FAXWEB.AL)