Spanja ndjek politika shumë lehtësuese për tifozët dhe klubet e La Liga-s mundohen gjithmonë të afrojnë mbështetësit për të parë ndeshjet nga stadiumi. Pak a shumë si në Shqipëri, klubet tona kur kanë ndonjë ndeshje të rëndësishme ose me rivalitet “çuditërisht” biletat për sektorin mik shkojnë në stratosferë…
Pesë ekipe të La Liga-s janë bërë bashkë që diçka e tillë të mos ndodhë. Athletic Club, Real Sociedad, Osasuna, Alavés dhe Eibar kanë nënshkruar një marrëveshje mes tyre që çmimet e biletave të tifozëve miq të jenë gjithmonë 25 euro.
Një marrëveshje e tillë është bërë zyrtare dhe synon që të rrisë shikueshmërinë në stadiume. Tifozët janë ankuar në Spanjë për çmimet e kripura të biletave në transferta dhe drejtuesit e klubeve kanë gjetur menjëherë marrëveshjen.
? OFICIAL | Athletic Club, Real Sociedad, Osasuna, Alavés y Eibar acuerdan fijar a 25 euros las entradas para las aficiones visitantes. pic.twitter.com/OHJzkXr555
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) July 18, 2019