18:39 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përgjakja e 28 Nëntorit/ Asnjë rastësi, festa që u kthye në “jubile” hakmarrjeje mes dy fiseve në Shkodër  (Historiku)

15:03 | 28/11/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U qëllua nga dy persona me motor, 46-vjeçari kishte konflikte me Mir Koçian, të fortin e Shkodrës që u vra në 28 nëntor 8 vite më parë (Gjenden 20 gëzhoja plumbash)

Ngjarja e fundit në Shkodër ku u ekzekutua brenda mjetit të tij pranë banesës Ridvan Ramazani (Hyseni), në dukje të parë si datë, është shqetësuese e për më tepër në këtë përvjetor të Pavarësisë së vendit, por nuk është vetëm kështu. Historiku i ngjarjeve në Shkodër dhe krimi i sotëm tregon se, Koçiajt dhe Ramazanët nuk janë “pavarësuar” nga ndjenja e hakmarrjes mes njëri-tjetrit. Nëse rikthehemi pas në kohë dhe analizojmë ngjarjet e bujshme në Shkodër, ka një simbolikë që anëtarët e bandave kriminale e përdorin shpesh: “Përvjetorët”

Më 28 nëntor të vitit 2012 u ekzekutua me kallashnikov pranë banesës së tij dhe brenda mjetit që lëvizte, Edmir Koçia, i dyshuar për një sërë vrasjesh në kryeqendrën e veriut por jo vetëm. Në atë kohë, 38-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”, rreth orës 20:45 të mbrëmjes së 28 Nëntorit 2012.

Dy persona e qëlluan 38-vjeçarin me një breshëri automatiku. Ai ndodhej brenda automjetit të tip Fuoristradë. Pasi arritën objektivin duke i dhënë 4 plumba e dëmtuar organet jetësore, autorët e ngjarjes qëlluan edhe dy herë në ajër, kjo se në veri të vendit kryesisht por jo vetëm, një veprim i tillë bëhet për të dhënë mesazhin se “hakmarrja u realizua”.

Edmir Koçia ishte një emër që ka trazuar vazhdimisht Shkodrën, rendin e qetësinë në kryeqendrën e veriut që prej viteve ’90.

Por kush ishte Edmir Koçia.

38-vjeçari dyshohej për vrasjen e Shkëlqim Cafit dhe Astrit Meshunit. Për shkak të problemeve të shumta dhe nga frika e gjakmarrjes, Koçia e kishte ndërtuar banesën në lagjen periferike të “Tepes”, njohur ndryshe si “10 Korriku”, pranë depove ushtarake që ndodhej rrëzë një kodre. Banorët e zonës e konsideronin vendosjen e vendbanimit të tij në një terren të tillë, si masë fortifikuese për t’u mbrojtur nga armiqtë. Koçia dyshohet edhe për një tjetër vrasje në Vlorë, për të cilën nuk iu gjetën kurrë prova që ta mbanin në burg.

Më 21 janar 2013, në qytetin e Shkodrës u ekzekutua me armë zjarri Kujtim Vajushi, 46 vjeç. Vajushi u qëllua pas shpine nga dy persona të cilët po udhëtonin me motor, vrasje për të cilën u dyshua si porosi e Edmir Koçisë, ky i fundit ia hodhi, s’kishte asnjë provë që ta lidhnin me të ngjarjen.

Vajushi sapo kishte zbritur nga makina për të bërë pazar në anë të trotuarit kur 2 persona me motoçikletë iu afruan dhe qëlluan nga afër dy herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Askush nuk mundi të japë të dhëna të rëndësishme për hetimin dhe ngjarja mbeti pa autor. Disa dëshmitarë thanë se autorët mbanin kapele në kokë dhe se lëviznin me një motor, por kush ishin dhe kush i kishte porositur, nuk u mor vesh kurrë. Vajushi ishte dënuar në vitin 2002 për vrasjen aksidentale të një 13-vjeçareje, gjatë përplasjes me armë mes tij dhe Edmir Koçisë. Për shkodranët dhe policinë ishte veçse vijimi i serisë së hakmarrjeve të cilat kishin nisur në fund të viteve ’90.

Më 3 Mars 2013 në orët e pasdites tjetër vrasje tronditi Shkodrën. Kujtim Kraja kushëriri i parë i Edmir Koçisë (djali i hallës), u ekzekutua. Pa autor të zbuluar dhe me pista hetimi por pa prova implikuese (natyrisht mes të dyshuarve kryesor ishin fisi Ramazani).

Kjo që po ndodh sot në Shkodër i ka rrenjët thellë, në vitet e para të demokracisë në këtë qytet, ku filloi edhe lulëzimi i grupeve të të fortëve. Ata u forcuan përmes vendosjes së gjobave, trafiqeve dhe fajdeve. Fuqizimi i tyre me ndikim në Shkodër, qytete të tjera por edhe në vendet e BE-së, janë arsyet pse ky qark po përballet edhe sot me krime të tmerrshme e saga hakmarrjesh.

Disa nga bandat e veriut janë shkrirë pas vrasjeve të kapove të tyre, ndërsa pak vite më parë, në funksionin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt do të deklaronte se janë katër grupe që kontrollojnë krimin në qytet, me dy familje kryesore.

Çfarë ndodhi më 28 Nëntor 2020 dhe kush e vrau Ridvan Ramazanin (Hyseni)???

Në 108 vjetorin e Pavarësisë Shkodra u trondit sërish. “I forti” i Shkodrës ekzekutohet në përvjetorin 8-të të Mir Koçias, një tjetër personazhi të botës së krimit. Ramadani (Hyseni) qëllohet me kallashnikov nga dy persona që lëviznin me një motorr. Ata lanë në vendngjarje 20 gëzhoja plumbash por ende nuk ka të dhëna se sa prej predhave i kanë rënë në trup shenjestrës pasi zona është blinduar nga Policia, FNSH dhe RENEA. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 minuta të të Shtunës pranë një pike karburanti, punonjësi i të cilës është marrë në pyetje nga hetuesit, por nuk ka treguar aq sa për të pasur një punë më të lehtë hetuesit që të bien në gjurmët e tyre. Punonjësi vetë është gjetur në befasi.

Për ironi të fatit, kamerat e sigurisë që do jepnin ndihmesë për hetimet nuk ishin funksionale dhe nuk kanë regjistruar asgjë nga ajo çfarë ka ndodhur. Pistë kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes për shkak të konflikteve të mëparshme, kryesisht me fisin Koçias. Ramadani (Hyseni), jetonte në fshatin Mushan, Shkodër. Ai u gjet i pajetë brenda mjetit të tij një tip “BMW” në fshatin Darragjat, jo larg banesës.

Pavarësisht se emri i 46-vjeçarit të ekzekutuar këtë të Shtunë në Shkodër është lakuar për ngjarje të bujshme, e vetmja dosje që është zbuluar ndaj tij, është një dënim i dhënë në vitin 2017 për falsifikim dokumentash.

Tjetër viktimë e sagës mes dy fiseve është Enver Ramazani. Ai u ekzekutuar me një plumb në zemër teksa drejtonte një mjet tip Fuoristradë pranë banesës së tij dhe rezulton të jetë xhaxhai i Ridvan Ramazanit (Hysenit). Edhe në këtë krim, persona të paidentifikuar kanë dalë befasisht në rrugë dhe e kanë qëlluar me automatik duke i marrë jetën.

Historiku i ngjarjeve të shkuara dhe ngjarja e sotme tregon qartë se konfliktet mes dy fiseve, jo vetëm nuk janë shuar, por fatkeqësisht gjasat janë të ketë përsëritje të tjera.

Pas

Eliona Pitarka në pritje të fëmijës së parë?

Para

Shifra të frikshme viktimash nga Covidi në Kosovë, rezultojnë 639 raste të reja për 24-orë

Para
Shënohen 9 të vdékur nga Covid-19 në Kosovë, shifra alármante e rasteve të reja nga 451 testime

Shifra të frikshme viktimash nga Covidi në Kosovë, rezultojnë 639 raste të reja për 24-orë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drenova në flakë/ Zjarri vështirësohet nga terreni, ndërhyrja nga ajri jep rezultat

Bitcoin, vlerë rekord mbi 120,000 dollarë, në “Javën e Kriptovalutave” në SHBA

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17 vjeçarja nga Vlora mbërrin te Trauma

Ultimatumi i Ramës për “vetëpastrimin” e Bashkive, japin dorëheqjen nënkryetarët në Librazhd dhe administratorët e njësive administrative

Takimi mes Mark Rutte dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti paralajmëron tarifa të ashpra ndaj Rusisë

Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.