Binjake me diferencë disaminutëshe, madje të lindura edhe në data të ndryshme kemi parë. Kemi parë edhe që shpesh binjakët ngjajnë si dy pika uji ose krejt e kundërta nuk ngjanë fare. Po rasti më i fundit vjen me dy binajke me ngjyra lëkure të ndryshme.
Kur mamaja e tyre u thotë të panjohurve se ato janë vajzat e saja dhe janë binjake, atyre u duket e pabesueshme.
Dyshimi lind pasi Kalani dhe Jarani Dean kanë lindur me ngjyra të ndryshme të lëkurës.
Meyer është kaukaziane, ndërsa i dashuri i saj Thomas Dean është afro-amerikan. Jarani ngjan me të atin, ndërsa Kalani e ka marrë ngjyrën e së ëmës.
Mundësia që një çift i racave të ndryshme të lind binjakë me ngjyrë të ndryshme lëkure është 1 në 500.
Ato kanë edhe një vëlla më të madh, por vajza e tyre, Jarani ngjan jashtëzakonisht me një tjetër fëmijë të çiftit, Pravyn, i cili ka vdekur dy vite më parë. (E.K/SHUPLAKA)