Incidenti në ndeshjen e fun dit ndaj Tiranës, i ka kushtuar ekipit të Vllaznisë përjashtimin me 4 të ndeshjeve të tifozëve të saj nga shkallët e stadiumit.
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar sot vendimet për shkeljet e konstatuara në javën e tretë të Superligës. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës, futja e një tifozi në fushën e gjelbër, por edhe shkaktimi i akteve të dhunës nga tifozët, i ka shkaktuar shtrenjtë klubit shkodran.
Për incidentet më herët reagoi edhe klubi i Vllaznisë që bëri fajtor arbitrin e ndeshjes për vendimet e gabuara.
Vendimet e komisionit të Disiplinës në FSHF:
- KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërpreje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse.
Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.
2. Lojtari i KF “Kukësi”, Olsi Teqja, për publikimin e deklaratave kundër interesave të FSHF, në bazë të Nenit 10/1/d. të Statutit të FSHF dhe Nenit 18 të KDS, dënohet me pezullim nga 2 (dy) ndeshje prej aktivitetet futbollistike.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)