Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Ferdinand Rukaj që akuzohet se hodhi nga dritarja e banjës të banesës, bashkëshorten e tij Liljana Rukaj, por që ka zgjedhur të mos pipëtijë.
Burime të grupit hetimor kanë bërë me dije se autori i krimit të rëndë shënuar të shtunën në Fier, i cili nuk ka thënë asnjë fjalë përpara trupit gjykues, ishte në gjendje të rënduar psikologjike.
Lidhur me ngjarjen, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaron se ka përfunduar hetimi dhe raporti i detajuar që “gozhdon” gjyqtarin, do t’i dërgohet Prokurorisë.
“U konstatuan shkelje të gjyqtarit. Kemi raportin e detajuar që do t’i dërgohet Prokurorisë.”, është shprehur Manjani.