Është arrestuar ditën e sotme në flagrancë shtetasi Bledar Kastrioti, i cili një ditë më parë hodhi në humner kamionin e punës, në shenjë hakmarrje, pasi ka marrë njoftimin që është larguar nga puna.
Nga burimet e zyrtare bëhët e dije se shetatsi, është 28-vjeç dhe banues në Maliq.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Njoftimi i plotë
“Bledar Kastrioti, 28 vjeç, banues në Maliq.
Shtetasi i mësipërm, pasi ka marrë njoftimin për largimin nga puna prej kompanisë ndërtuese të HEC-it Moglicë, ku punonte si shofer kamioni, ka marrë mjetin tip kamion dhe në aksin rrugor Opar-Moglicë, e ka hedhur këtë të fundit nga një lartësi prej 100 m duke e dëmtuar plotësisht dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 277, 273 e 150 të Kodit Penal.”
(E.V/Faxweb.al)