Holanda: Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre të tjerë janë të lënduar.
Ajo tha se është “tejet e shqetësuar”, derisa ka shpërndarë deklaratën e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell.
“Tejet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kërkojnë vazhdimisht të gjithë aktorët të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar ajo.
BE ka kërkuar të mbahen përgjegjës autorët e këtij sulmi ndaj Policisë së Kosovës.
“BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”.
Austria: Ministria e jashtme e Austrisë ka dënuar sulmin në veri, ku është vrarë një polic i Kosovës.
MPJ-ja austriake ka kërkuar që autorët e krimit të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë.
”Dënojmë fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ka reaguar edhe ministria e Gjermanisë, si dhe Bashkimi Evropian.
Qeveria e Kosovës e cilëson si sulm terrorist, duke publikuar edhe fotografi të grupeve kriminale në Veri.
Kroacia: Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë kanë reaguar pas vrasjes së një polici të Kosovës dhe plagosjes së dy të tjerëve në veri të vendit nga një grup kriminal i armatosur.
MPJ kroate ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë dhe kanë bërë thirrje që atuorët të sillen para drejtësisë.
Discussion about this post