8 deputetë hollandezë mbërritën dy ditë më parë në vendin tonë me mision faktmbledhës për çeljen e negociatave me Shqipërinë.
Në asnjë moment ata nuk e fshehën hezitimin e Hollandës për çeljen e negociatave për vendin tonë, teksa thanë që Shqipëria nuk është gati.
Megjithatë një përgjigje për ta e ka pasur sot kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, i cili ka kujtuar faktin se tre shqiptarë janë pjesë e Eurovizionit, dhe shumë të tjerë janë shembuj krenarie në të gjithë Europën.
“Besoj nuk ka tre hollandezë që konkurojnë në Eurovizion por ka tre shqiptarë. Njëri përfaqëson Qipron, njëri Italinë dhe tjetri Shqipërinë.
Unë e kam ndjekur Milanin dhe i kam idhull ato hollandezët që kanë luajtur dikur, por shembulli i Igli Tares në Itali është shembulli më i sukseshëm që kërkohet në të gjithë Italinë nga klubet sportive. Po ashtu ka me dhjetëra lojtarë dhe instrumentistë shqiptarë që vlerësohen në botë” u shpreh Ruçi.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post