Qindra mbështetës të së djathtës dhe liderit Geert Wilders, u mblodhën në Roterdam për të protestuar kundër “islamizimit të Evropës”.
Protesta vjen përpara zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në mars.
“Hollanda është vendi ynë, nuk është vendi i kryeministrit Mark Rutte”, tha Ëilders, sipas AFP.
“Ne jetojmë këtu, jo në Marok, nuk jetojmë në Turqi ose në Arabinë Saudite, por në Roterdam, në Holandë”.
“Këtu janë rregullat tona. Unë dua t’ju them se Holanda nuk është një vend islam, a jeni dakord?”
Geweldig wat een opkomst em enthousiasme in Rotterdam!!
We gaan Nederland weer terugveroveren! Het is ONS land! pic.twitter.com/1jF4wJQ93l
— Geert Wilders (@geertwilderspvv) January 20, 2018
Pamjet tregojnë protestuesit që mbajnë banderola ku thuhet: “Mbajeni Islamin jashtë Roterdamit” dhe “Ruani kulturën holandeze, traditat, normat dhe vlerat”.
Anëtarët e lëvizjes Pegida të Gjermanisë, si dhe dhjetëra ndjekës të partisë flamande të krahut të djathtë Vlaams Belang gjithashtu ishin të pranishëm për të mbështetur këtë protestë.
“Beteja shtrihet përtej kufijve tanë … Kjo është një luftë evropiane kundër migracionit masiv dhe islamizimit … Islamizimi jo vetëm i Holandës dhe i Flanders por edhe i Evropës“, tha Filip Dewinter, një anëtar kryesor i Partisë së Wilders.
Demonstrata u kundërshtua nga një grup i vogël protestuesish të drejtuar nga partia e majtë, Denk.
“Ky është një mesazh urrejtjeje dhe ndarjeje dhe ne jemi kundër tij“, tha kreu i Denk, Tunahan Kuzu.
Burimi: RT
(F.G/Faxweb)