22:39 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Holanda mposht SHBA me rezultatin 3-1, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

18:06 | 03/12/2022
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Holanda mposht SHBA me rezultatin 3-1, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Holanda ka shkëlqyer ndaj SHBA-ve, duke fituar me rezultat 3-1 për të kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror Katar 2022. Me të filluar takimi SHBA-të ishin më të rrezikshëm, ku Christian Pulisic rrezikoi në minutën e tretë.

Në anën tjetër Holanda me daljen e parë në sulm arriti të shënojë, kur Denzel Dumfries asistoi te Memphis Depay shënoi për 1-0 në minutën e 10-të. Loja ra paksa në qetësi pas golit, por me SHBA-të që kërkonin golin e barazimit, gjë që iu kushtoi prapa. Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Daley Blind mori një asistim nga Dumfries, për të shënuar për 2-0.

Një rezultat i mirë për ‘Tulipanët’ në pjesën e parë, që e bën të shikonte drejt çerekfinales. Por edhe pjesa e dytë nisi më mirë për SHBA-të që kishin dy raste radhazi. Tim Ream dhe Weston McKennie nuk arritën të shënonin nga raste ideale.

Holanda u bë e gjallë në minutën e 71-të, kur Teun Koppmeiners rrezikoi nga distanca, por Matt Turner ishte në vend, ndërsa nga top i kthyer tentoi Depay, por sërish portieri priti.

Haji Wright kishte rast të mirë në minutën e 75-të, por pa sukses për SHBA-të.

Në minutën e 76-të, u hap ndeshja, ku Pulisic asistoi te Wright i cili shënoi gol të çuditshëm, duke e lënë në gjumë portierin Andries Noppert.

Holanda rrezikoi për golin e tretë dhe e gjeti në minutën e 81-të me Danzel Dumfries që shënoi për 3-1, duke e konfirmuar formën e mirë që kaloi në këtë takim.

Deri në fund edhe pse SHBA-të u munduan ta hapnin ndeshjen nuk ia dolën.
Holanda kalon në çerekfinale dhe pret si kundërshtarë njërin mes Argjentinës dhe Australisë.

Pas

Pesë hapa të thjeshtë për të pasur një komunikim efektiv

Para

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, Benzi përplas për vdekje këmbësorin

Para
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, Benzi përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, Benzi përplas për vdekje këmbësorin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

“Mandati 10 dhe 11 i konsoliduar”/ Balluku: Preferoj të pres kutinë e fundit

PS dominon edhe te votat e Diasporës, Nisma Shqipëria Bëhet forcë e tretë me 8.4%

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

Zgjedhjet në Gramsh/Qytetarë në votime, PS ruan epërsinë me 7,737 vota

Video/Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, shkak një fletë votimi e pavlefshme

PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

Policia bllokon fishekzjarrë para ndeshjes Vllaznia–Egnatia, shoqërohet një tifoz nga Shkodra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.