Një grup prej 8 deputetësh nga Parlamenti holandez kanë mbërritur tashmë në Tiranë. Deputetët kanë ardhur në Shqipëri me mision fakt-mbledhës.
Deputetët pritet të hartojnë një raport për parlamentin holandez. Ata do verifikojnë sesi po vijohet me progresin e reformave në Shqipëri dhe me zbatimin e 5 prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave.
Ata janë takuar me Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha si dhe pritet të takojnë dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Deputetët kanë thënë në një prononcim të shkurtër për mediat se Holanda është pro integrimit të Shqipërisë por se duhet parë progresi i vendit, para ‘verdiktit’ në muajin qershor.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post