Pak kohë më parë ka qenë Parlamenti hollandez ai që ka miratuar projektin për rivendosjen e sistemit të vizave me Shqipërinë.
Dhe sot Hollanda kërkoi me shkrim që Komizionit Europian të konsiderojë pezullImin e vizave për shtetasit shqiptarë.
Letra e deputetëve holandezë i është drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos.
Pak ditë më parë Komisioneri i BE-së për Migrim dhe Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, tha në Tiranë se do të vlerësohet kërkesa e Holandës, dhe do të shihen të gjitha rrethanat.
“Nëse mund të ndodhë në të ardhmen, më besoni se do të bëjmë një analizë të kujdesshme nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo në përputhje me procedurat dhe informacionin që ka të bëjë me rrethanat specifike”, u shpreh Avramopoulos gjatë një vizite në Tiranë.
Lidhur me këtë zhvillim tejet negativ për shqiptarët ka reaguar dhe ish-deputeti demokrat Tritan Shehu, i cili shkruan: Tragjike!!!! Zyrtarizohet kerkesa e Hollandes per bllokimin e levizjes se lire per shqiptaret.
Kjo Qeveri nuk duhet te qendroje as 24 ore!!! Doreheqja e menjehereshme do te kishte ndodhur ne cdo vend tjeter! Ndryshe….