Ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok ka konfirmuar kontributin e shtetit të tij për dëmet pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit që tronditi vendin.
Në një postim në rrjetet sociale Blok, bën të ditur se Holanda do ta ndihmojë vendin me 3 milionë euro për përpjekjet për rindërtimin.
“Hollanda pranë Shqipërisë pas dëmeve nga tërmeti. Do të dhurojë 3 milionë euro për përpjekjet për rindërtim. Bashkë për Shqipërinë”.- njofton ministri i Jashtëm.