Hollanda do të votojë kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë, kjo ka qenë deklarata e gazetarit Vincent Triest, lidhur me atë që ka ndodhur në parlamentin e Hollandës gjatë ditës së sotme.
Ai tha në ”Fax News” se për herë të parë në raportin e Hollandës është përmendur dhe fakti i reklamave shtetërore në media. Për Triest deklaratat e Ruçit janë të çuditshme, duke u marrë me këngëtarët në Eurovision.
“Unë mendoj se Hollanda do ti thotë jo çeljes së negociatave. Në këtë moment Hollanda nuk do të pranojë zgjerimin e BE-së për Shqipërinë dhe vendet e tjera. Një prej deputetëve tha se Shqipëria është shumë larg procesit të hapjes së negociatave.
Një nga problemet që është ngritur është tregu jo-transparent për mediat dhe reklamat, sipas tyre reklamat ndahen nga ana e shtetit në mënyrë jo transparente. Flitet për lirinë e medias për korrupsionin, sidomos krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Por flitet dhe për anët pozitive, nëse lexon raportin është shumë e qartë se Holanda voton kundër çeljes së negociatave.
Hapi i Ramës dhe Ruçit për të sulmuar deputetët është një hap i pagabuar, pasi vetë deputetët do të jenë ata që do të vendosin për fatet e vendit. Mund të kishte dalë Rama dhe të kishte thënë që këta e kanë thënë kështu, dhe ne mendojmë se e vërteta është një tjetër.
Deklarata më e çuditshme që unë kam dëgjuar është ajo e Gramoz Ruçit, i cili tha se Shqipëria ka tre këngëtarë në Eurovision, ndërsa Hollanda 1”, u shpreh Triest.
(E.K/FAXWEB.AL)