03:24 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Hollande nuk rikandidon, Presidenti i parë që nuk kërkon një mandat të dytë

08:41 | 02/12/2016
në Bota
0
Hollande nuk rikandidon, Presidenti i parë që nuk kërkon një mandat të dytë

Presidenti francez, François Hollande njoftoi këtë të enjte se nuk do të kërkojë një mandat të dytë në krye të “Elizesë” në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Një lëvizje e konsideruar e paprecedentë kjo, teksa nga ky moment hapet edhe gara për një kandidat të së majtës franceze.

Kjo është hera e parë në dekada të tëra, që një president francez në detyrë nuk kërkon të rizgjidhet. Hollande, në fakt, është cilësuar si presidenti më pak popullor në historinë e vendit.

“Sot jam i ndërgjegjshëm për rrezikun e sipërmarrjes së një rruge, gjatë së cilës nuk do të siguroja mbështetje të mjaftueshme, ndaj kam vendosur të mos jem kandidat i së majtës në zgjedhjet presidenciale”, ka thënë Hollande, me një portret të zymtë gjatë një fjalimi televiziv.

Të gjitha sondazhet e fundit kishin parashikuar se, as Hollande dhe as ndonjë kandidat tjetër socialist nuk do të mund të siguronte triumfin në raundin e parë të zgjedhjeve. Ato parashikojnë gjithashtu një betejë të ashpër mes kandidatit të qendrës së djathtë, François Fillon, si dhe udhëheqëses së Frontit Nacional, të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

E majta franceze është thellësisht e ndarë në prag të këtyre zgjedhjeve. Disa socialistë të tjerë, përfshi ish-ministrin e Ekonomisë, Arnaud Montebourg, kanë thënë se do të marrin pjesë në primaret partiake në janar. Një tjetër ish-ministër i Hollande, Emmanuel Macron, si dhe nxitësi i trazirave tek e majta, Jean-Luc Melenchon, kanë njoftuar se do të garojnë për president, por pa marrë pjesë në primaret e partisë, duke qenë kandidatë të pavarur.

Gjithashtu ka pasur tensione mes Hollande dhe kryeministrit të tij, Manuel Valls, i cili dha shenjat e para gjatë një interviste të fundjavës se mund të garonte në primaret e partisë kundrejt udhëheqësit të tij aktual.

Hollande mposhti konservatorin Nicolas Sarkozy në zgjedhjet e majit 2012, pas një fushate klasike të së majtës në të cilën u shënjestruan bizneset e mëdha dhe u angazhua për të rritur taksat për ata që fitonin më shumë. Por, popullariteti i tij nisi shumë shpejt të binte, për shkak të perceptimit të mungesës së lidershipit dhe ngecjeve për një sërë çështjesh kryesore, si reforma e taksave, ndërkohë që u minua më fuqimisht nga papunësia tejet e lartë dhe rritja anemike ekonomike.

Etiketa: botahollande
Pas

Rama-Basha-Meta, Luftë për audiencë

Para

Mustafa kërkon metrin: Masim territoret që të kuptojmë se Kosova s’humbet sipërfaqe

Para

Mustafa kërkon metrin: Masim territoret që të kuptojmë se Kosova s'humbet sipërfaqe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.