“Shpërthimi i një pakoje-bombë mëngjesin e sotëm në zyrën e FMN- së në Paris është një atentat, duke dëshmuar se jemi ende të shënjestruar”. Kështu ka deklaruar presidenti François Hollande në prag të një takimi në Tulon.
“Shpërthimi shkaktoi një të plagosur në gjendje kritike për jetën. Prefektura e policisë konfirmoi fillimisht për një person të plagosur lehtë. Prokuroria anti-terrorizëm po merret me hetimin. ”, shtoi Hollande.
Një shpërthim u regjistrua ditën e sotme në zyrën e bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris. Bëhet fjalë për një zarf-bombë që ka shkaktuar shpërthimin.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur personi, ende i paidentifikuar, ka hapur zarfin që mbante brenda një substancë shpërthyese.
Ky incident shënohet një ditë pas eksplozivit të gjetur në zyrën e ministrit të Financave në Gjermani, Ëolfgang Schäuble. “Zarfi përmante substancë shpërthyese. Ishte projektuar për të shkaktuar lëndime të rënda në momentin që do të hapej.”, u shprehën dje burime të policisë gjermane. (J.V/Shuplaka)