“Ai ishte një lider epokal, sa ishte i zakonshëm, aq ishte i jashtëzakonshëm. Aq sa ishte i vrullshëm, aq dëgjonte dhe pranonte këshilla”. Si të tillë e ka përkufizuar ish-kryeministri Berisha, Azem Hajdarin në një simpozium të mbajtur sot në 20-vjetorin e vrasjes së tij.
Berisha tha se atë e ekzekutoi “shteti me uniforma” duke risjellë dhe disa kujtime me të në kohën e luftës së Kosovës, kohë kur Hajdari i kërkonte “çdo dy ditë t;i shërbente çështjes kombëtare”.
“Ai ishte një njeri i guximit të jashtëzakonshëm. Ai ishte njeri i vizionit të jashtëzakonshëm. Shpesh, e tha dikush këtu, lexoj dhe dëgjoj vlerësime jo aq, por ta kemi të qartë se ai ishte revolucioni demokratik më paqesor dhe më i rëndësishëm në historinë shqiptare me një moto: Liri, demokraci, Evropë. Gjeniale! Duhet të kemi një gjë parasysh. Revolucioni i tyre ishte i bijve kundër etërve! Kjo ështe e vërteta. Gjërat duhen thënë. Nuk ishte revolucion i klasave të shtypura, por ishte revolucion i studentëve dhe atyre që iu bashkuan.
Dhe u bënë parzmore në mbrojtje të tyre dhe për të mos lejuar që ushtrohej forcë. Ata ndërruan epoka dhe z. Meta e theksoi disa herë: ai ishte një lider epokal, sa ishte i zakonshëm, aq ishte i jashtëzakonshëm. Aq sa ishte i vrullshëm, aq dëgjonte dhe pranonte këshilla.
Atë e vranë, e ekzekutuan, shteti me uniforma. Ai ishte një tribun në çështjen kombëtare.
Nuk besoj se te këtë pasur njeri, që të ketë vuajtur më shumë, të ketë vuajtur më shumë se ai se nuk po shkonte dot si luftëtar i thjeshtë në Kosovë! Një kërkesë që do të ma paraqiste me insistim çdo dy ditë: Vendi im është vetëm atje” tha Berisha në fjalën e tij.
Discussion about this post