Mbrëmjen e sotme në Tiranë janë mbajtur homazhet në nder të Benjamin Feratit, 24-vjecarit hero nga Tirana, që humbi jetën duke u përpjekur të shpëtonte dy vajza nga Vlora të cilat nuk i njihte më parë. Qytetarët e konsiderojnë Feratin një hero, për shkak të mënyrës tragjike se si ai humbi jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 korrik, në Portonovë në Zvërnecit. Dy vajza nga Vlora dhe Benjamini nga Tetova e Maqedonisë u mbytën në ujërat e trazuara.
Ky i fundit ishte futur në det për të shpëtuar dy vajzat që po mbyteshin, por në përpjekje për të shpëtuar vajzat e panjohura, Benjamin Ferati u mbyt edhe vetë.
Të shumta ishin reagimet pas kësaj tragjedia, për shkak se fajtor u cilësua mungesa e rojeve bregdetare.
Kujtojmë se mbi 40 të rinj që përpara 2 vitesh u trajnuan në vendet e rajonit dhe në Shqipëri me ekspertë të edukimit fizik në universitetin e Sporteve por të cilët përfunduan të papunë. Bëhet fjalë për projektin e “Bayëatch-ve”-rojeve në bregdete të certifikuar për sigurinë në plazhe, projekte që ka shkuar në miliona lekë por që më 15 korrik nuk u erdh në ndihmë asnjërit prej të rinjve.
(D.D/Shuplaka)