Homazhe për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli janë mbajtur edhe në vendlindjen e tij. Një ceremoni simbolike për humbjen e tij është mbajtur në Bashkinë e Bilishtit ku dhjetra qytetarë kanë shprehur dhimbjen dhe nderimin për figurën e tij.
Për rreth dy orë në hollin e Bashkisë së Bilishtit ceremoniali ka krijuar mundësinë që miq, lexues apo dashamirës t’i japin lamtumirën e fundit mjeshtrit të letrave Ylli Taho nënkryetar i Bashkisë Devoll ka shprehur ngushëllime për familjarët e të madhit Dritëro ndërsa ka theksuar se kjo është një humbjë e madhe jo vetëm për Devollin por për gjithë Shqiperinë pasi një ditë më parë ndrroi jetë kolosi i letërsisë shqiptare. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1042″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]