Ngjarjet e rëndave të këtyre ditëve, ku disa njerëz kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje, kanë ndërgjegjësuar qytetarët shqiptarë të cilët këtë mbrëmje janë mbledhur në Sheshin e Medresesë në Tiranë, për të bërë homazhe në nder të viktimave.
Dhjetra qytetarë e familje shqiptare janë bashkuar në këtë ngjarje dhe kanë ndezur qirinj në shenjë solidariteti me viktimat e dhunës në familje dhe u lutën për shpirtrat e tyre.
Jonela Gabrani, kandidate për forumin e gruas në njësinë Nr.8, e cila ishte e pranishme, u bëri thirrje qytetarëve që të ngrejnë zërin e të protestojnë për të tilla çështje, që rëndojnë familjet dhe shoqërinë shqiptare.