Ditën e sotme, në ambjentet e muzeut kombëtar po mbahen homazhe në nder të Major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në Camp Adazi të Letonisë, pas shpërthimit të një mine.
Të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore nderojnë për herë të fundit majorin që vdiq në krye të detyrës.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në homazhet e zhvilluara tha se e njihte nga afër Majorin dhe dhimbja është e pafundme për këtë ushtarak model.
“Pak ditë më parë i dhamë lamturmirën Zarifes. Por dhimbja na u shtua sërish. Dhimbja e Major Tanushit në Letoni është aq e rëndë e aq e trishtueshme sa sot hidhërimi ynë është pa kufi. Dhe atij s’mund t’i kthejë të ardhmen. Krenaria e tij është pa kufi, nuk mund të zbutet dhimbja, ne jemi pranë familjarëve.
Ata humbën babain e dhembsur e të përkushtuar. Sot e përherë, është e dhimbshme edhe për mua që e kam njohur nga afër këtë ushtarak model. Për të gjithë ju ai nuk ja doli për humbjen e pakthyeshme”, tha Xhaçka.
Discussion about this post