Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulous, ka uruar Ilir Metën për zgjedhjen e tij në krye të Shtetit. Lajmi bëhet i ditur nga zyra për shtyp e Metës.
Në urimin e tij, me rastin e zgjedhjes së Metës në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Pavlopulous shprehet i bindur se eksperienca e gjatë parlamentare do e ndihmojë Metën të jetë i suksesshëm.
Veç kësaj, homologu grek shpreh sigurinë se gjatë shërbimit si President, Meta do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Mesazhi i urimit:
Ju shpreh përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Shërbimi juaj i gjatë parlamentar sigurisht që do të ndihmojë në kryerjen e suksesshme të detyrës suaj të re. Jam i sigurt se në postin tuaj të ri do të kontribuoni në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post