Është dëmtuar dhe grabitur zyra e Gjendjes Civile në qytetin e Burrelit.
Mësohet se persona të paidentifikuar ende kanë arritur të grabisin lekët që ishin në arkën e zyrës, ndërkohë që dyshohet se kanë marrë edhe vulat.
Burime të policisë bëjnë me dije se grabitësit kanë hequr hekurat dhe thyenë xhamat, e më pas kanë hyrë brenda për të grabitur.
Nuk dihet shuma e parave të grabitura, ndërkohë që ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes.
(XH.A/SHUPLAKA)