DASHI
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e mire këtë jave. Do konfliktoheni edhe për gjera elementare dhe asnjeri nuk do hape rruge. Ditën e mërkurë ose te enjte mund te fryje ndonjë stuhi e fuqishme. Beqaret do kenë një periudhe te ndërlikuar dhe do jete me mire te mos hedhin hapa te nxituara. Ne planin financiar duhet te jeni te matur dhe mos kryeni shpenzime te panevojshme. Shëndeti do jete goxha i qëndrueshëm sepse ju do dini si te kujdeseni ne çdo moment për veten. Jeta profesionale do ketë shume ulje dhe ngritje. Mundohuni te mos shpërqendroheni dhe te mos ju besoni verbërisht kolegeve. Jeta profesionale do jete e ndërlikuar tej mase.
DEMI
Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj jave. Nuk do i nënshtroheni rutinës, por do mundoheni qe ta bëni te veçante çdo moment. Partneri do jete dakord për gjithçka. Beqaret do kenë takimin qe kane ëndërruar prej shume kohesh dhe jeta do ju marre drejtimin e shumëpritur. Ne pune duhet te jeni te matur sepse ne te kundërt situata mund te përkeqësohet edhe me tepër. Shëndeti nuk ka për te qene i keq, përkundrazi do jeni edhe me ne forme se me pare. Edhe ata qe kane pasur shqetësime nga stomaku do jete me te qete. Ne pune ka mundësi qe gjithçka t’iu ece sipas planeve. Shume shpejt do i arrini edhe objektivat. Jeta familjare nuk do ketë probleme.
BINJAKET
Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj jave dhe do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah. Do i kuptoni disa gabime qe keni bere me herët dhe do kërkoni falje. Beqaret ka mundësi te fillojnë aventura kalimtare qe do i bëjnë te ndihen mjaft mire. Buxhetin duhet ta keni me tepër ne vëmendje sepse po filluan problemet zor se do e stabilizoni shpejt situatën. Jupiteri dhe Plutoni nuk do e favorizojnë shëndetin. Do ndiheni pa fuqi dhe mund te keni edhe çrregullime tensioni. Ne pune do filloni disa projekte gjigande te cilat pas disa kohesh do sjellin përfitime te mëdha si financiare ashtu edhe profesionale. Me familjaret do jeni te kuptueshëm dhe tolerante.
GAFORRJA
Do jeni shume te drejtpërdrejtë me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe kjo do jete ajo qe do i pëlqejë me tepër atij qe jeni ne krah. Nuk do debatoni për asgjë, përkundrazi mund te merrni vendime te rëndësishme. Për beqaret me ne fund mund te shfaqet princi i kaltër dhe jeta do marre drejtimin e ëndërruar. Buxheti nuk do jete delikat, por nëse e shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve gjendja do përmirësohet edhe me shume. Shëndeti do jete me i mire. Do shëroheni plotësisht dhe do jeni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do jeni paksa konfuze ditët e para, por nga e mërkura do kthjelloheni dhe do hidhni hapat e duhura. Me familjaret gjerat nuk do ecin shume mire.
LUANI
Do keni disa mosmarrëveshje te vogla me partnerin tuaj gjate kësaj jave, por asgjë për t’u alarmuar. Mundohuni te jeni disi me tolerante dhe te kuptueshëm sepse po vazhduat me kokëfortësi do e shkatërroni lidhjen. Beqaret nuk do ndihen aspak gati për te ndryshuar statusin dhe do i refuzojnë ftesat qe do ju bëhen. Buxheti do ketë vështirësi te mëdha. Po nuk e pranuat ndihmën e te afërmve nuk do ja dilni dot mbanë vete. Shëndeti duhet pasur me nen kujdes. Mos shpenzoni energji kot dhe mos e teproni me aktivitetin fizik. Ne pune me pak me shume besim tek vetja dhe me pak përpjekje do arrini atje ku keni dashur. Jeta familjare do jete e kënaqshme dhe pa probleme.
VIRGJERESHA
Kjo jave ka për te qene një periudhe e kënaqshme për ata qe janë ne një lidhje. Do gjeni harmoninë ne krahët e partnerit tuaj dhe do e kuptoni edhe vete qe po ju llastojnë se tepërmi. Beqaret do bëjnë gjithçka qe te munden vetëm për te mos qëndruar me vetëm. Venusi do përkujdeset për ta. Financat do arrini t’i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi kështu qe gjendja do ju përmirësohet me shpejt nga sa mendonit. Beni disa investime pa humbur kohe sepse me vone nuk i dihet çfarë ndodh. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Do keni probleme me tretjen dhe probleme dermatologjike. Ne pune here pas here do ndiheni te bllokuar dhe nuk do përqendroheni dot. Familja e qete.
PESHORJA
Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, këtë jave gjerat do fillojnë te normalizohen. Do jeni me tolerante dhe gati për te bere gjithçka qe do ju sugjeroje partneri. Beqaret nuk duhet te afrohen me çdo person qe do i joshe sepse disa nuk kane ashtu si duken. Preferoni te njiheni mire para se te hidhni hapa. Ne planin financiar mos ndërmerri rreziqe pa verifikuar pasojat qe mund te vijnë sepse do pendoheni. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Kujdes edhe me aksidentet qe mund te ndodhin ne pune. Jeta profesionale do jete e kënaqshme dhe do i realizoni te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Ne familje do mbizotërojë qetësia dhe harmonia.
AKREPI
Do jeni shume te përgjegjshëm këtë jave ju te dashuruarit dhe gjithçka do ju rrjedhe sipas planeve. Do i jepni fund njëherë e mire rutinës dhe do mundoheni te gjeni çdo arsye për te qene te lumtur. Beqareve do ju rendoje pafund vetmia, por nga ana tjetër do kenë frike edhe te hedhin hapa. Gjendja e financave do ndryshoje për mire ne mënyrë te papritur. Do jeni te qete kur te shpenzoni dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jete i keq nëse nuk e teproni me qetësuesit dhe me pijet energjike. Ne pune nuk do lindin aspak probleme dhe vështirësi, kështu qe do i vazhdoni me qetësi projektet e nisura. Jeta familjare nuk do jete shume e qete.
SHIGJETARI
Këtë jave nuk do jeni aspak te kujdesshëm me partnerin dhe kjo mund te sjelle disa probleme me te. Mos këmbëngulni gjithmonë te dale e juaja sepse do jete një gabim me pasoja. Beqaret do kenë mundësi te realizojnë takime fantastike dhe jeta do ju ece ne drejtimin e duhur. Ne planin financiar mund te keni edhe disa tronditje sepse Plutoni do ju nxite te kryeni shpenzime te konsiderueshme pa i bere me pare llogarite. Shëndeti do vije duke u përmirësuar. Edhe ata qe vuajnë nga reumatizma apo dhimbja e shpinës do qetësohen. Ne pune duhet te jeni me serioze dhe largpamës qe t’ia dilni mbanë. Ne familje do ju dalin disa probleme te vogla qe do duan durim për t’u zgjidhur.
BRICJAPI
Rutina e përditshme do ju rendoje pafund gjate kësaj jave dhe kjo gjë mund te preke disi edhe ecurinë e lidhjes tuaj. Mund te acaroheni për gjithçka dhe do debatoni me partnerin tuaj. Beqaret do takojnë dike gjate fundjavës. Ditët e tjera do vazhdojnë rutinën. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Gjithë përkudjesi i kohëve te fundit do shpërblehet këtë periudhe. Gjendja fizike dhe ajo morale ka për te qene e kënaqshme. Po praktikuat not ose yoga do ndiheni edhe me ne forme. Ne pune do keni performanca te shkëlqyera dhe nuk do gaboni aspak. Besimi ne vetvete do ju shoqërojë gjithë kohës. Me familjaret do kaloni vetëm çaste pozitive.
UJORI
Mundohuni qe te mos qëndroni asnjë moment ne heshtje këtë jave ju qe jeni ne një lidhje. Nëse ju dalin problemet diskutojini hapur ato me atë qe keni ne krah sepse vetëm kështu do i zgjidhni shpejt. Beqaret do jene te drejtpërdrejte dhe ka mundësi te fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë çmenduri sepse po filluan problemet keni për te pasur probleme serioze. Shëndeti nuk do jete ashtu si duhet dhe kjo për fajin tuaj. Po nuk hoqët dore nga duhani, alkooli apo qetësuesit keni për te vuajtur edhe me tepër. Ne pune nuk do i druheni asgjëje dhe do tentoni gjithçka. Vështirësitë nuk do mungojnë, por ne fund do ja dilni. Jeta familjare do jete e qete.
PESHQIT
Jave fantastike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i shprehni pafund ndjenjat dhe do dashuroheni pa dorashka me partnerin. Beqaret do ndihmohen nga Marsi dhe do arrijnë ta joshin personin qe pëlqejnë. Nga e enjtja për ta do filloje një etape e re. Merkuri do ua qartësojë mendimet ne planin financiar dhe situata do vije dalëngadalë duke u stabilizuar. Po t’i kishit marre me pare këto masa gjendja do ishte shume me ndryshe. Shëndeti do jete i mire ditët e para, por me pas do filloje te ketë probleme te vogla. Këshillohuni me mjeket specialiste sa me pare. Ne pune do keni vështirësi dhe pengesa te shumta. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si me pare dhe do brengoseni. Familja e qete.