04:06 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Horoskopi

HOROSKOPI 01/04/2017

07:11 | 01/04/2017
në Horoskopi, Te Gjitha
0
HOROSKOPI. 10/12/2016

Dashi 


Ditët e para të javës mund të kenë qenë mjaft të komplikuara. Dikush mund të ketë pishmane, dhe nëse keni pasur situata tensioni nuk përjashtohet mundësia që të shfaqen edhe gjatë fundjavës. Megjithatë gjatë së shtunës do të ndihet një përmirësim i lehtë, i cili do të vijë në rritje në ditët në vijim.

 

Demi 

Jeta juaj sentimentale do jetë tej mase e favorizuar. Do i jetoni ditët me pasion të madh dhe gjatë së shtunës do të jeni të mbushur me energji. Kush është në një lidhje çdo gjë do i shkojë më së miri, ndërsa kush është vetëm do ketë takime interesante. Vetëm puna do ju mundojë paksa. Duhen marrë masa për të mos rrezikuar si dhe duhet treguar shumë kujdes për zgjedhjet e bëra.

 

Binjaket

Periudha që po kaloni nuk është shumë e qetë, e sidomos në punë nuk e keni situatën nën kontroll. Të gjithë duket sikur do ju fajësojnë për çdo gabim të vogël. Nuk i pëlqen kritikat dhe për këtë arsye nuk ndihesh shumë rehat. Megjithatë përgjithësisht situata nuk është shumë e komplikuar. Kjo fundjavë do ju shërbejë për t’u rikuperuar.

 


Gaforrja

Kjo periudhë është e mbushur me siklet për ju, sidomos në punë ku nuk po arrini të gjeni qetësinë. Mosmarrëveshjet me kolegët shkaktojnë pakënaqësi. E shtuna premton që të përmirësohet nga gjysma e saj. Por duhet të bëni kujdes, pasi nuk do e keni të lehtë të bëni një dialog konstruktiv.

 

Luani

Mund të keni probleme në komunikim me partnerin/en, ndaj duhet të tregoheni sa më diplomatë dhe të mbani parasysh edhe nevojat e tyre. Kjo është një periudhë me luhatje nga ana sentimentale. Ka tensione dhe dyshime të cilat nuk do mund t’i largoni lehtësisht. E shtuna do jetë një ditë e mbushur me nervozizëm, për shkak të situatave të paqarta në punë. Java e ardhshme do jetë e mbushur me detyra të rëndësishme të cilat do të sjellin përfitime të dobishme.

 

 

Virgjeresha

Po kaloni një periudhë me shumë angazhime. Nga ana sentimentale kush është ndarë prej pak kohësh, ka nevojë të rrijë pranë njerëzve të dashur. Është momenti për të mbajtur familjen të bashkuar dhe të besoni më shumë në dashuri. Keni nevojë për të gjetur më shumë besim në vete dhe e shtuna do të jetë dita e duhur për të rigjetur qetësinë.

 

Peshorja

Ka një përqendrim të madh të planetëve që do ju detyrojnë të përqendroheni në çështjet që i përkasin familjes. Ka marrëveshje që duhen arritur dhe keqkuptime që duhen zgjidhur. Fatmirësisht do arrini që të dilni nga kjo situatë në mënyrën më pozitive të mundshme. E shtuna do jetë një ditë e mirë për t’u rikuperuar. Keni nevojë për të pasur në krahë një njeri të fortë, i cili do të jetë në gjendje që t’i bëjë më konkrete dhe të realizueshme dëshirat dhe projektet tuaja.

 

Akrepi

Pas një periudhe me rënie fizike që është shënuar gjatë së premtes, të shtunën do rikuperoheni. Disa çështje që kanë të bëjnë me të kaluarën do të shfaqen sërish, por ju nuk do e keni të lehtë të përballeni. Përgjithësisht nuk është një moment negativ. Madje Venusi do favorizojë qetësinë dhe lumturinë.

 

Shigjetari

Jeni ndër shenjat më të forta të zodiakut dhe në këtë moment qielli paraqitet shumë interesant. Është koha që të bëni përpara, sepse nuk i njihni pengesat dhe nuk do ju ndalojë asgjë. Nëse dikush ndihet vetëm, mund të ketë nevojë për një stimul më shumë. Vendosmëria juaj e madhe, do ju lejojë të shkoni përtej limiteve që ju vendosin të tjerët. Edhe kush ka pasur një të kaluar të vështirë, tashmë është gati të reagojë dhe t’iu përgjigjet provokimeve.

 

Bricjapi


Në sajë të ndikimit të planetëve në shenjën tuaj, do të keni përmirësime të ndjeshme. Keni nevojë të qartësoni disa çështje të mbetura pezull, në dashuri do keni disa luhatje. Mundohuni t’u krijoni më shumë hapësirë emocioneve tuaja, edhe pse nuk ju pëlqen të ekspozoheni. Ndonjëherë është më e lehtë nëse flisni qartë.

 

Ujori

Po përjetoni një periudhë frenetike të mbushur me ndryshime dhe transformime. Që nga fundi i verës keni bërë ndryshime të ndjeshme në jetën tuaj. Tani është momenti që të ndaleni dhe të përshtateni me këtë fazë. Reflektoni mbi gjithë çfarë keni bërë deri tani dhe gjeni mënyrën e duhur për t’u përshtatur me ritmet e reja. Në lidhjen në çift gjatë së shtunës parashikohen momente tensioni.

 

Peshqit

E shtuna do të jetë një ditë shumë pozitive, pasi do të arrini të kaloni vështirësitë që keni përjetuar. Vetëm qetësia do të përmirësojë humorin tuaj dhe do të vendosë ekuilibrin në jetën private. Kjo pasi për të lindurit e kësaj shenje, dashuria dhe familja janë elementët më të rëndësishëm. Nuk ekzistojnë kënaqësi të tjera të cilat do të kënaqnin më shumë se sa qetësia në jetën sentimentale.

Etiketa: horoskopishenjat
Pas

Qytetarët në burgje se rregullojnë çatitë, heshtje kur prefekti i Tiranës ngre pallatin

Para

MOTI 01/04/2017

Para
Moti. 10.12.2016

MOTI 01/04/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.