Dashi
Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Çdo gjë ka për t’iu ecur me se miri dhe mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Beqaret nuk do kenë shume mundësi as për aventura dhe as për lidhje serioze kështu qe do ju duhet ende te presion edhe pak kohe për ndryshimet e ëndërruara. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe gjendja do ketë me tepër përmirësime nga sa mendonit.
Demi
Do përjetoni plot çaste te lumtura sot ju te dashuruari dhe do mundoheni qe çdo çast te lire ta kaloni me atë qe keni ne krah/ Dite e mbushur me ngjyra ka për te qene kjo e sotmja. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja e tyre nëse duan qe ta joshin atë qe pëlqejnë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme prandaj shmangni çdo lloj investimi.
Binjaket
Dite shume e ndërlikuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Për çdo gjë do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe për asnjë moment nuk do hapni rruge. Beqaret me ne fund do mund ta gjejnë princin e tyre te kaltër dhe e gjithë bota do ju ndryshoje brenda disa sekondash. Te ardhurat nuk kane për te qene shume te mira sot, megjithatë me një menaxhim me te mire mundet edhe t’ia dilni.
Gaforrja
Sot jeta juaj ne çift do kaloje momente te veçanta. Do jeni me te hapur me njeri-tjetrin dhe çdo gjë qe do bëni do jete për te mirën e te dyve. Te gjithë do e adhurojnë marrëdhënien qe keni krijuar. Beqaret, sado qe ta kërkojnë princin e tyre te kaltër nuk do mund ta gjejnë dot atë. Dielli nuk do jete i favorshëm për financat, prandaj gjendja do jete disi me delikate se disa dite me pare.
Luani
Çdo gjë ne jetën tuaj ne çift do ndryshoje si me magji sot. Partneri do rrëfehet për çdo gjë qe ndien dhe tashme do flisni te dy vetëm me te vërteta. Ka gjasa qe ne mbrëmje te merren edhe vendime serioze. Beqaret nuk do realizojnë takime euforike, megjithatë pritet qe dita te jete e bukur dhe emocionuese. Ne planin financiar do përballeni me një surprize mjaft te këndshme.
Virgjeresha
Sot do i përkushtoheni pafund jetës tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Do bëni çdo gjë qe është ne te mirën e te dy palëve. Beqaret duhet te kenë kuraje t’i shprehin ato qe do ndiejnë pasi nëse presin gjate ka mundësi qe personat t’iu ikin nga duart. Ne planin financiar do luftoni fort qe ta stabilizoni dhe ta përmirësoni situatën.
Peshorja
Dite e qete dhe pa me te voglin problem do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Zemra juaj do jete gjithë kohës e mbushur me gëzim dhe emocionet do jene mbizotëruese. Beqaret do intrigohen mjaft nga disa persona ne dukje misterioze dhe do bëjnë te pamundurën qe t’i njohin ata. Yjet do i kenë ne krah. Me shpenzimet duhet te tregoheni tej mase te kujdesshëm sepse nuk parashikohen dite te begata.
Akrepi
Sot do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë qe ju kishin ndare nga partneri dhe do jeni shume me optimiste për te ardhmen. Beqaret nuk do kenë asnjë lloj kompleksi dhe do joshin ashtu si do e mendojnë me te arsyeshme. Çdo gjë do ju ece edhe me mire nga sa kishin menduar. Për buxhetin mos u shqetësoni aspak sepse ai do jete goxha i mire.
Shigjetari
Dite mjaft sharmante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni e do dashuroheni pafund me atë qe keni ne krah. Beqareve do ju krijohen te gjitha kushtet e nevojshme qe te realizojnë takimet e ëndrrave dhe ta gjejnë dashurinë. Ne planin financiar fati do jete serish me ju dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mundohuni vetëm te mos jepni hua.
Bricjapi
Marsi do jete planeti qe do iu beje me te logjikshëm gjate kësaj dite dhe do ju ndihmoje t’i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret do marrin deklarata te forta dashurie prej te cilave duhet te përfitojnë gjithë kohës. Financat nuk do jene shume te mira, kështu qe ne disa momente do ju duhet edhe te kërkoni leke borxh për te kryer shpenzimet e nevojshme.
Ujori
Jeta juaj në çift do jetë si çdo ditë sot. Nuk do përjetoni ndonjë emocione me te veçante se me pare, përkundrazi ne ndonjë moment mund t’iu duket edhe çdo gjë rutine dhe e mërzitshme. Beqaret do jene optimiste dhe nuk do ndalen se e kërkuari dashurinë deri ne minutën e fundit. Disa do jene me fat. Para se te kryeni shpenzime do bëni mire te reflektoni disa here. Vetëm kështu do shmangni problemet.
Peshqit
Nëse jeni në një lidhje sot do futeni në një etapë shumë më të favorshme dhe më të begatë. Marrëdhënia me partnerin do bëhet edhe më pasionante. Beqarët ka mundësi të afrohen edhe më shumë me një person më të ri se vetja për të cilin në fillim nuk kanë pasur përshtypje të mira. Për financat do keni ide gjeniale sesi t’i përmirësoni. Situata ka për të qenë e jashtëzakonshme.